Futboll Seria A Sport

“PO ECIM FURISHËM, DUHET TË KEMI BENZINË DERI NË FUND”/ Pioli: Mund të ishim në vendin e tretë nëse…

Sot në 21:45 Milani do t’i bëjë vizitë Sasuolos për një tjetër 90- minutësh të zjarrtë e me nuanca të forta europiane. Dy ndër ekipet më në formë të rinisjes së Serisë A do të përplasin brirët dhe Stefano Pioli, me të drejtë, u druhet të papriturave të takimit. Në konferencë për shtyp tekniku kuqezi ka analizuar sfidën dhe objektivat me kampionatin që po zhvillon aktet e fundit.

Milani e ka mbajtur këmbën në gaz prej grupit apo prej individëve?
Pak nga të dyja do të thosha. Jemi njohur gjithmonë e më tepër dhe djemtë po ashtu mes tyre. Në fushë kemi nisur të lëvizim si një trup i vetëm, ndërkohë që disa lojtarë të veçantë janë rritur ndjeshëm brenda këtij konteksti.

Sa vlen për Europën sfida me Sasuolon?
Duhet të synojmë të arrijmë ekipet që kemi përpara. Jemi duke arritur rezultate, por nuk mund të harrojmë se kemi ende disa ndeshje për të luajtur. Sasuolo, që ka mundur Lacion, e ka barazuar me Interin e Juven, është një ekip i bukur që di të shënojë në çdo mënyrë.
Konte
Konte ankohet për kalendarin. Ju a keni rezerva për këtë temë?
Të luash çdo tri ditë është e vështirë. Rezultati ndaj Bolonjës na mundësoi të zhvillonim disa minuta me ritëm të përmbajtur për të kursyer energjitë.

A ju vjen keq që kampionati do të përfundojë pas 2 javësh?
Më intereson që skuadra të ketë benzinë deri më 2 gusht, sepse po rendim vërtet furishëm. Dy ndeshjet e radhës do të tregojnë shumë për synimet dhe cilësinë e punës sonë. Nëse kampionati do të kishte nisur në janar, mund të ishim në vendin e tretë, megjithatë, shumë lojtarë po tregojnë se e meritojnë një fanellë të lavdishme si e Milanit.
News-CU-Ibra-04.06.2020
Me Ibrahimoviçin u sqaruat?
U mërzit sepse donte të luante deri në fund e të shënonte. Në dy ndeshjet e fundit ka dhuruar paraqitje niveli të lartë dhe në fushë është një pikë referimi. Ia kemi nevojën, ndaj mundohemi ta mbajmë sa më të freskët.

Falë jush shumë lojtarë e kanë rritur vlerën e tyre. Çfarë ndieni?
E prisja diçka të tillë nga disa lojtarë si Çalhanoglu, Kesi apo Benaser, sepse janë djem që kanë cilësi, por edhe punojnë shumë. Kanë gjithçka për t’u bërë lojtarë të mëdhenj. Në ekip ka edhe djem të tjerë me karakteristika të mira, ndaj së bashku mund të arrijnë gjëra të mëdha. Gjithsesi, mbetem krenar për këtë grup lojtarësh.

Related posts

32 MINUTA NË PRITJE/ Ndriçimi nuk e pengon Tiranën e Teutën, ndeshje në dritën e … hënës (FOTO)

Delo.autor

NGA UDHËTIMET AJRORE TEK MAKINA TË BLINDUARA/ Maradona dorëlëshuar, ja shpenzimet marramendëse për të afërmit dhe miqtë

Delo.autor

Musolli: 200 ndeshje? Dua të bëhem “Totti i Kukësit”

Sadik.Autor

Leave a Comment