Futboll Premier League Sport

DIAMANTËT E EUROPËS/ Mbappe shton vlerë çdo muaj, por REKORDI i përket një tjetër talenti

CIES Football Observatory përpilon të dhëna dhe analiza në lidhje me futbollistët, duke ofruar edhe vlerat e çdo lojtari në merkato, në bazë moshës, paraqitjeve dhe talentit.

Publikimi i fundit i këtij uebsajti ofron një të dhënë interesante: sulmuesi anglez Jadon Sancho përbën një rekord të vërtetë, sepse vlera e tij në treg në 3 muajt e fundit është rritur me 806%.

Djaloshi 18-vjeçar, i rritur te Man City dhe  zbuluar nga Dortmundi, kushtonte 9.7 milionë euro në shtator të këtij viti, ndërsa vetëm 3 muaj më vonë ecuria e tij spektakolare ka bërë që çmimi t’i shkojë në 87.9 milionë euro.

Sancho, i cili debutoi me kombëtaren angleze në tetor, u transferua te Dortmundi për rreth 10 milionë sterlina në verën e vitit 2017 dhe kishte dhënë sinjale të mira që sezonin e shkuar, por këtë sezon ka mahnitur të gjithë.

Ndërkaq, i dyti në listën e lojtarëve që e kanë rritur më shumë vlerën e vet është mbrojtësi i Juventusit Joao Cancelo, i cili nga 27 milionë euro në shtator, tashmë kushton 74 milionë.

Spikat edhe rritja e emrave si Robertson e Richarlison, apo Luke Shaw, ndërkohë që vazhdon të rritet vlera e Kylian Mbappe. Francezi kushtonte 191 milionë euro në shtator, ndërsa tashmë kushton 216 milionë euro. Nëse ecën me ritmin e deritanishëm dhe PSG shkon deri në fund në Champions, shumë shpejt Mbappe do të thyejë çdo rekord.

Related posts

SËRISH POLEMIKA NË PREMIER/ Pukki nuk i beson syve, VAR anulon golin për milimetra (VIDEO)

Delo.autor

NGA “FERRI” NË “PARAJSË”/ Milani mposht me përmbysje Fiorentina-n dhe vazhdon ndjekjen e rivalit në krye

Delo.autor

NGA TITULLI I “DEMAVE” TEK STADIUMI I RI KOMBËTAR/ FSHF sjell 12 momentet kyçe nga viti 2019 (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment