Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ “Qytetarët” bëjnë detyrën ndaj Bournemouth, super Kane i dhuron fitoren Tottenham

Manchester City ka mundur 2-1 Bournemouth në javën e 36-të të Premier League. Të dy golat që kanë vendosur ndeshjen janë realizuar në pjesën e parë.

David Silva (6′) dhe Gabriel Jesus (39′) kanë shënuar për Qytetarët. Brooks (89′) ka qenë autori i golit të miqve.

City mbetet në vendin e dytë me 75 pikë, ndërsa Bournemouth në të 18-in me 31.

Fitore edhe për Tottenham-in e Mourinho-s që ka mposhtur 2-1 Newcastle në transfertë. Son ka kaluar në avantazh miqtë në minutën e 27-të, ndërsa Ritchie ka barazuar përkohësisht për vendasit në të 56-ën.

Spurs janë kthyer në avantazh dhe kanë siguruar tri pikët me Kane, i cili ka realizuar një dygolësh në minutën e 60-të dhe të 90-të. Kjo fitore e ka çuar Tottenham vetëm një pikë larg zonës europiane të renditjes kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit.

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Burnley-t dhe Wolves. Miqtë kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 76-të me Jimenez, ndërsa vendasit kanë barazuar në të 76-ën me një penallti të Wood.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Espanyol-Real Madrid. Rezultati 2-1

Delo.autor

SHEHI KËRKON PËRFORCIME/ Klubi mendon për afrimet, Tirana në janar për një mbrojtës dhe sulmues

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Merret vendimi historik për arbitrat e ndeshjeve të La Liga-s…

Delo.autor

Leave a Comment