Futboll Kategoria Superiore Sport

NË PRAG TË NDESHJES DERBI/ Gega largon presionin: Ne jemi të vendosur, ja mesazhi për tifozët

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka dalë përpara mediave në kuadër të takimit që do të luhet ditën e nesërme ndaj Tiranës. Një derbi është gjithmonë i rëndësishëm dhe Gega u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Si ndryshon ekipet në përgatitjet për Derbin?

“Është e njëjta regjim, e njëjta stërvitshmëri, nuk ka asgjë të veçantë. Punohet në aspekte të ndryshme sipas kundërshtarit.”

Do ta humbnit derbin për të fituar kampionatin?

“Kam dëshirë të fitoj derbin, pas në 13 javë do të mundohemi për kampionatin. Dëshira jonë është të dalim për fitoren, pastaj llogaritë.”

Është momenti për llogari?

“Nuk para bëj llogari, por të gjitha energjitë do të jenë me Tiranën, pastaj do të shikojmë me të tjerët”

Ngarkesë emocionale?

“Në sport pa adrenalinë nuk bëhet. Fatmirësisht këto ndeshje ndodhin rrallë. Presioni është i pashmangshëm, nuk kemi probleme fizike, jemi të qetë. Do të jemi të qartë në atë që do të bëjmë”

Kush është më shumë në presion, ju apo Tirana?

“Besoj se presioni është të kemi vazhdimësi. Idea është që kemi shumë kohë që fitojmë derbin është e kaluar, duhet të shikojmë të nesërmen”

Ju kënaq barazimi?

“Do të mundohemi për më të mirën. Nuk duhet të dëmtohemi, duhet të dalim për të marrë interesat tona. E kemi grupin për të marrë maksimumin dhe s’duhet të na ndal njeri.”

Ka presion se është derbi apo te kundershtarët?

“Jemi të ndërgjegjshëm dhe të qetë. Rivalët mund të ndryshojmë gjatë rrugës, edhe ne mund të ndalojmë, ku është futbolli. Ne jemi të vendosur, kemi bindjen se mund të shkojmë shumë përpara. Jemi ekip që e meritojmë. Duhet t’i vlerësojmë të gjithë.”

Do të ndryshojë ekipi shumë nga ndeshja e fundit me Flamurtarin, përveç Trashit?

“Nuk besoj se ka gjëra të mëdha, një ekip që funksionon mirë, ndryshimet janë të vogla, vetëm taktike. Kemi seancën e fundit dhe do të mundohemi, deri nesër do të dalin emra. Vetë 1-2 orë përpara se të shkojmë në stadium vendosim se kush do të luajë”

Mund të jetë ky momenti që mund të vendoset titulli?

“Rëndësi ka që pas 13 ndeshjesh të kemi pikët që duam.  Pikët janë njësoj, si ia more Kukësit si Gjirokastrës. E rëndësishme është t’i menaxhojmë.”

Atanda në mesfushë apo në mbrojtje?

“Gjithandej është lojtar i mirë. Është pjesë e rëndësishme e grupit. Është i mirë kudo. Për fat të mirë kemi alternativa. Nuk jemi si 2 fazat e para ku stoli kishte pak probleme, sot jemi në situatë tjetër”.

Keni marrë masat për mbrojtjen?

“90 minutëshi ka pjesët e veta, ju patë dje ndeshjen, ndryshojnë shpejt situatat. Nuk ka garanci, e rëndësishme është që finalen ta kemi në krahun tonë. E rëndësishme është që ekipi të dalë me kokë lart, t’i kënaqim tifozët”

Mesazh për tifozët, pas asaj që ndodhi ndeshjen e fundit?

“Një grup prej 3-4 vetash nuk mund të rëndëojnë punën tonë. E patë që pjesa më e madhe e tifozëve nuk patën asnjë lloj gabimi dhe mbështetën ekipin. Klubi ka mbajtur pozicionin e vet. Në çdo moment kam mbajtur qëndrimin tim për të dhënë mesazhe përpara mediave. Shpresoj mos të përsëritet më. Në çdo moment e duam plot, siç e parashikojmë. Do ta kalojmë shumë shpejt  pjesën pa tifoza.”

Si jeni me gjunjët përpara derbit?

“Unë kam folur përpara disa kohësh. Është normale që presidentët të bëjnë batuta. Unë shoh familjen time. I shoh edhe ndeshjet e rivalëve. Për fat të mirë te ne jemi mirë, batutat janë batuta, nuk po kthehem mbrapsht. “

Related posts

Sot kryen testet mjekësore, PSG nënshkruan me ish-lojtarin e Realit

Q.Autor

PAS LAMTUMIRËS TEK NAPOLI/ Marek Hamsik zyrtarisht në Kinë, ja shifra e operacionit

Delo.autor

TRAGJEDIA NË FAMILJE/ Flet shoku i ngushtë i partneres së CR7: Georgina thoshte gjithmonë…

F.autor

Leave a Comment