Futboll La Liga Sport

REAL MADRID I DYZUAR/ Mesfushori Ceballos: Nuk e di të ardhmen time!

Real Madridi nuk ka vendosur ende për të ardhmen e Dani Ceballos dhe ky i fundit po pret vendimin e tyre. Mesfushori është i huazuar tek Arsenali dhe dëshiron të qëndrojë në Angli, por klubet duhet të bien dakord mes tyre.

Ceballos foli për Sky Sports ku u shpreh se nuk e dinte ende vendimin e Madridit për të ardhmen e tij. “Pas këtij sezoni duhet të jem i qetë, do të kthehem në Madrid dhe do të marr vendimin për të ardhmen. Kam ende 3 vite të mbetura në kontratë.

“Deri sa të mësoj vendimin e Realit, më duhet të ulem së bashku me familjen dhe të mendoj se çfarë do të bëj vitin tjetër. E vërteta është që jam i lumtur me tek Arsenali. Është një klub që kam kaluar një vit të mirë dhe do të ishte e lehtë të kthehesha. Nuk më duhet të përshtatem me një klub dhe kampionat të ri. Mendoj se do të jetë një hap i mirë për mua, por e ardhmja ime varet nga Madridi dhe nuk e di ende vendimin e tyre”, – tha ai.

Related posts

DORTMUND-MANCHESTER CITY/ Watzke: Guardiola? Të mendojë për miliardin e shpenzuar në merkato

Delo.autor

KORONAVIRUSI NË FORMULA 1/ 14 anëtarë të makinës legjendare në karantinë në Australi

Delo.autor

Ylli i Belgjikës pritet të jetë trashëgimtari i Cr. 7 te Real Madrid (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment