Gossip

MISSI SHQIPTAR “ÇMENDET” PAS INTER/ Klea Bushi: Ju tregoj çfarë kam bërë kur fituam Championsin

Një zemër e ndarë në dysh mes futbollit dhe modelingut! Klea Bushi, bukuroshja seksi që rrëmbeu sezonin e shkuar kurorën e Miss Shqipëria 2019 është padyshim një nga tifozët shqiptare më speciale të Interit. 23-vjeccarje e cila ka lindur në Tiranë dhe jeton në Milano, ka një pasion të admirueshëm për futbollin, teksa zemra e saj rreh fortë për ngjyrat zikaltër.

Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, Klea tregon nga lindi gjithë kjo dashuri për futbollin, teksa nuk e fsheh ëndrrën për ta parë një ditë më fanellën e Interit dhe për ta takuar pse jo yllin argjentinas Lionel Mesi. Ajo nuk nguron të kthehet pas në kohë dhe të kujtojë me nostalgji emocionet e forta të përjetuara në vitin 2010 kur Interi fitoi Champions-in dume qëndruar pa gjumë nga gëzimi i madh.

Klea Bushi foto

Një tjetër “pikë e dobët” e Miss Shqipërisë 2019 është padyshim edhe Kombëtarja të cilën ajo e ka përkrahur disa herë nga shkallët e stadiumit. E pyetur ndër të tjera se cilën skuadër të Kategorisë Superiore simpatizon, Klea zgjedh… Partizanin!

Si ka lindur pasioni jot për futbolli, çne gjithë kjo dashuri për Interin? Na trego pak…

Dashuriam ime për futbollin ka lindur që në fëmijëri, ekzaktësisht në moshën 6-vjeçare, kur vëllai im hidhte hapat e para në “San Siro, me ekipin që sot është ekipi i zemrës. Që nga ai moment pasioni im për futbollin dhe në veçanti për Interin nuk është ndalur kurrë. Në atë moshë të vogël vendosa të luaja futboll, falë pasionit tim të fortë, por mami im donte që të ndiqja rrugën e modelingut që fëmijë dhe nuk më lejoi të vazhdoja të luaja. Ndoshta sot mund të isha një lojtare e Interit (qesh).

Nuk je pishman besoj që s’u bërë futbolliste, se edhe përkushtimi në rrugën e modelingut duket se ia ka vlejtur…

(Qesh) Tani që e provova eksperiencën e Miss Shqipëria 2019, sigurisht që ia ka vlejtur dhe për mua është diçka magjepse. Nuk jam lojtare e Interit, po tashmë jam një tifoze e çmendur e kësaj skuadre.

Klea Bushi missi shqiptar

Deri në çfarë moshe arriti vëllai që të luante me Interin?

Vëllai ka luajtur me Interin për 5 vite, deri në moshën 12 vjeçare. Për shkak të dëmtimeve fizike, ndërpreu eksperiencën e tij me skuadrën zikaltre.

Si tifoze e zjarrtë që jeni, a ka një ndeshje të Interit, që mund ta veçoni si me emocionuesen, që ju është ngulitur thellë në memorje?

Kjo pyetje për një tifoze të zjarrtë si unë mendoj që është shume e lehtë. Sigurisht ndeshja që më ka dhuruar më shumë emocione është finalja e Champions-it, Inter-Bajern Mynih (22/05/2010), ku fituam 2-0. Isha 14-vjeç dhe më kujtohet që nuk kam fjetur gjumë nga gëzimi i madh. Është diçka që nuk e përshkruan dot me fjalë. Vetëm tifozët e vërtetë e kuptojnë se çfarë emocionesh shijohen. Nuk do ta harroj kurrë atë ditë kaq të bukur.

Klea ne San Siro

Ju kemi parë shpesh që keni qenë në stadium për të mbështetur Interin. Jemi kuriozë, keni takuar ndonjë futbollist nga afër? Po në Instagram iu ka shkruar dikush nga futbollistët kur u zgjodhët Miss Shqipëri?

(Qesh) No commen! Vazhdojmë me pyetjen tjetër!

A ka Klea një futbollist të preferuar te Interi, që e simpatizon pak më shumë se pjesa tjetër e ekipit?

Po patjetër që kam futbollist të preferuar. Nga lojtarët aktual është Handanoviç, për arsyen se është kapiteni dhe ka vite tek Interin. Ndërkohë që në tërësi, duke përfshirë dhe ish-futbollistët, i preferuar është sigurisht kapiteni legjendar Havier Zaneti.

Klea Bushi me fanellen e Interit

Cili është lojtari i ëndrrave që do të dëshiroje ta shikoje me fanellën e Interit në të ardhmen?

Lojtari i ëndrrave që do të doja të ishte te Interi është Lionel Mesi. Mendoj që është lojtari më i mirë në botë.

Le ta shfrenojmë pak fantazinë, në qoftë se do të jepej rasti të zgjidhje në futbollist për të darkuar, cili do të ishte?

Zgjedh Lione Mesin!

Me futbollin shqiptar si i ke raportet? Ke ndonjë skuadër të preferuar?

Sinqerisht futbollin shqiptar nuk e kam ndjekur shumë, por skuadra e preferuar është Partizani. Simpatizoj ekipet e Tiranës, qytetit ku kam lindur.

Klea Bushi foto hot

Po e mbyllim me Kombëtaren! A i ndjek vazhdimisht ndeshjet e Shqipërisë? Si e ke përjetuar kualifikimin historik në Europian?

Normalisht që jam shumë tifoze edhe me Kombëtaren. Në momentin që u kualifikuam në Europian ishte një emocion shumë i madh për arsye se ishte hera e parë në historinë e ekipit tonë Kombëtar.

Një lojtar të preferuar e keni te Kombëtarja?

Të preferuar nuk kam, por mendoj se lojtarët më të mirë janë ata që luajnë me klube të rëndësishme jashtë Shqipërisë.

Related posts

E kërkon Milani, por sulmuesi e ka mendjen te pushimet! (FOTO)

Sadik.Autor

Brazili fiton edhe në tribunë me tifozet “SEKSI” (FOTO)

Sadik.Autor

FESTOI 20-VJETORIN/ “Gardiani” i Milanit zbulon dhuratën që i bëri e fejuara (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment