Futboll Seria A Sport

REKORDMENËT/ Numra marramendës, Atalanta ndjek Milanin e Bayern

Atalanta ka hequr dorë së qeni një surprizë, prej disa kohësh. Madje, tani e gjithë vëmendja është spostuar në numrat e saj marramendës që po vendos në këtë sezon skuadra bergamaske. Si për shembull, 21 fitore në kampionat, duke barazuar rekordin e tyre historik, 5 javë përpara fundit të Serisë A, të arritur në sezonin 2016-2017. Gjithsesi, kjo është vetëm maja e ajsbergut e arritjeve fantastike të formacionit ku aktivizohet edhe qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

atalanta

GOLA ME SHUMICË – Pas 6 golave të realizuar ndaj Breshas të martën, skuadra e Gasperinit numëron 93 gola deri tani në kampionat, duke e parë vetëm 1 “hap” larg rekordit të viteve të fundit firmosur nga Napoli (94 gola në sezonin 2016-2017, pas 38 ndeshjesh). Nëse kjo arritje është një lojë fëmijësh, për Atalantën objektivat janë rekordet historike të Torinos së madhe, që e mbyllte kampionatin (ndonëse pas 33 javësh të luajtura) me 105 gola në sezonin 1947-1948, apo edhe dy “breshëritë” e Milanit, 103 gola në sezonin 1049- 1950 dhe 101 golat e 1950- 1951.

Atalanta5

Por, nëse zikaltrit do të provojnë dhe siç kanë treguar nuk bëjnë llogari, në shënjestër janë edhe dy “diktatorë” të kampionateve respektive në Europë, siç është Bajerni i Mynihut, i cili e mbylli Bundesligën (ndonëse luajti 34 ndeshje) me 100 gola, apo Salcburgu në Austri në kuotën 120. Gjithsesi, nëse ka një rekord absolut dhe që është vetëm i tyri në këtë sezon, është fakti që Atalanta në katër ndeshje të Serisë A sivjet, ka shënuar të paktën 6 gola, si askush tjetër në pesë ligat më të rëndësishme të kontinentit të vjetër.

SHPEJTËSI DHE RINI – Duke kaluar tek individët, Mario Pasaliç numëron dy dopieta, të dyja kundër Breshas, si për ironi të fatit. Pastaj, ajo e kroatit të martën pas 1 minute e 29 sekondash ishte goli më i shpejtë për ekipin e Gasperinit në këtë sezon, ndonëse më i shpejti në absolut mbetet ai i dhjetorit 2018, kur Duvan Zapata i realizonte Lacios pas 57 sekondave. Ndërsa duke u rikthyer te numrat e skuadrës, Atalanta ka rreshtuar në këtë sezon edhe skuadrën më të re italiane në fushë, me një moshë mesatare prej 26 vitesh e 152 ditësh.

BERGAMO    6 / Gennaio /2020Campionato  2019 - 20 17 ATALANTA   -  PARMAph MORONI - SILPRESS

FATI E PËRNDJEK – Rastësia e frikshme që ka ndodhur të martën lidhet sërish me Pasaliçin dhe Zapatën. I pari vesh fanellën me numrin 88 dhe në Bresha korrespondoi që goli i 88-të i Atalantës në këtë sezon t’i përkiste pikërisht atij. Ndërsa Zapata, që mban veshur numrin 91, realizoi sërish në Bresha pikërisht golin e 91-të për ekipin e tij. Më shumë se kaq…

Related posts

NUK ËSHTË BOLT/ Vjen si blerja më e re, INTERI SURPRIZON me prezantimin e lojtarit

Isa.Autor

“ËNDËRR E REALIZUAR”/ Broja i mrekulluar nga Premier League: Po e shijoj çdo ditë

Delo.autor

TIRANA-TEUTA/ Të dy skuadrat do të kërkojnë të vijojnë ecurinë pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment