Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Inter shkon 4 pikë larg Juventus, Lukaku vendos rekord

Inter ka mundur 2-0 Genoa-n në javën e 36-të të Serisë A dhe është ngjitur në vendin e dytë të renditjes, duke shkuar vetëm 4 pikë larg Juventus-it, që do të luajë nesër në mbrëmje kundër Sampdoria-s.

Një fitore e shumëpritur për zikaltrit që janë paraqitur në Ferraris pas dy barazime radhazi të marra në kampionat.

Golat e Lukaku-t (34′, 90+3′) dhe  Sanchez-it (83′) kanë vulosur fitoren e milanezëve.

Belgu ka realizuar 29 gola në ndeshjet e luajtura këtë sezon në të gjitha kompeticionet, ecuria më e mirë në një sezon në karrierën e tij.

Gjithashtu, me 23 golat e shënuar deri tani në kampionatin italian, Lukaku është ngjitur në vendin e tretë të golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në sezonin e parë me Inter-in në Serinë A. Para tij janë Stefano Nyers (26) dhe Ronaldo (25).

Related posts

Gattuso: Ndeshja kundër Lazios është një finale

Delo.autor

DËSHTIMI NË CHAMPIONS/ Ronaldo e quan “ekip mediokër”, sa shumë dyshime për të ardhmen e CR7

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Dashuria që i mbijetoi skandaleve, divorcit dhe kundërshtive (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment