Futboll Seria A Sport

SHKUMË RROJE DHE CIGARE, LOJTARËT “BOMBARDUAN” TRAJNERIN/ Sarri: Nëse Juvja fitoi edhe me mua… (VIDEO)

“Një shije e fortë dhe e veçantë”. Ishte ky përshkrimi që Mauricio Sarri i bëri fitimit të titullit të parë kampion në karrierën e tij. Juventusi i dhuroi atë që ai provoi ta bënte me Napolin, por edhe në Torino i shijoi shumë, pa fund madje, aq sa me grushtin lart dhe me një shishe shampanje gjigante iu bashkua turmës së lumtur të futbollistëve të tij, të cilët nuk ngurruan që të provojnë ta ngrinin në ritmet e tyre, por siç e pranon vetë 61-vjeçari: “U shkëputa shpejt prej tyre, sepse nuk doja që të bukosesha”.

CIGARE ME DHUNË – Dhe ndoshta, kush mendonte se lidhja e Mauricio Sarrit nuk ishte e fortë me futbollistët e tij, shumë do të gabohen. Pikësëpari këtë e konfirmoi Huan Kuadrado, i cili vazhdoi traditën e tij me shkumën e rrojës. Nëse për pesë vite me radhë ajo ishte mënyra e kolumbianit për të festuar me Masimiliano Alegrin, të njëjtën gjë bëri edhe me Sarrin. Madje, këtë herë me 61- vjeçarin shpenzoi më shumë se dy bombola në dhomat e zhveshjes. Ndërsa Vojceh Shezni, shkoi edhe më tej. Ndërsa po jepte konferencën për shtyp, portieri polak hyri brenda, e ndërpreu atë dhe i zgjati paketën me cigare. “Ndize një edhe këtu. Sot e ke merituar”. Dhe sigurisht që për një person që tymos të paktën 70 cigare në ditë, ishte e pamundur të refuzonte.

Juventus

“PIKANTI” SARRI – Duke vazhduar konferencën dhe kuriozitetit se çfarë u kishte thënë futbollistëve të tij, pas këtij suksesi të radhës, Sarri tregohet shumë “pikant”. “I thashë se, nëse kishin fituar edhe me mua në stol, atëherë janë vërtet shumë të fortë. Fundja, e vërteta është se unë nuk kisha fituar kurrë asgjë në Itali… Gjithsesi, ajo që unë di të them është se në sport, ashtu sikurse në jetë, asgjë nuk është e garantuar. Madje, kur fiton prej shumë kohësh, bëhet jo më e vështirë, por më e komplikuar që të përsëritesh. Prandaj unë e them me bindje se pikërisht uria dhe motivimi që çdo vit gjen Juventusi, e bëjnë këtë klub dhe këtë skuadër më të fortën, – vazhdon 61-vjeçari, i cili në lidhje me rifillimin e Champions-it beson.

Përpara karantinës dhamë ndjesinë e gjetjes së një rregullsie dhe soliditeti në fushë, të cilin e humbëm pas rifillimit. Gjithsesi, vazhdimësia besoj se mund të jetë më e mirë dhe nëse arrijmë të përmbysim Lionin, gjithçka mund të ndodhë në këtë sezon të çmendur. Fakti që rivalët tanë kanë pak që e kanë rinisur stërvitjen, ndërsa ne do të shkojmë me forca të plota më bën optimist. Dhe nëse kalojmë, ndjesia ime është se nga çerekfinalet e në vazhdim mund të ndodhë gjithçka. Gjithsesi, sot (dje) nuk është nata e duhur për të menduar për këtë. Dua të festoj edhe unë”, përfundoi Sarri.

Related posts

VETËM 20-VJEÇ/ Mesfushori shqiptar i “çmend” të gjithë me SUPER GOLIN e realizuar (VIDEO)

Delo.autor

Milan Skriniar i premton besnikëri Interit: Bukur të luaja me De Vrij

Q.Autor

Blerja e bujshme e Interit/ Lautaro Martinez lë mbrapa Agueron dhe Tevez, Icardi i dhjeti

Isa.Autor

Leave a Comment