Futboll Sport

Ramos: Dëmtova Salah dhe Karius, mbase dhe Firmino u ftoh nga…

Gjatë prezantimit të një program sportive, Sergio Ramos, si gjithmonë është përballur me ironi ndaj rrebeshit të kritikave që ka rënë mbi të, pas finales së Champions League. “Thanë se Salah u dëmtua në shpatull për shkak të një ndërhyrje nga ana ime, nuk doja të flisja më parë sepse nuk doja zmadhoja çështjen, por duke parë me vëmendje ndërhyrjen, është ai që më mbërthen nga krahu dhe rrëzohet nga ana ime, në fakt është krahu tjetër ai që u dëmtua”, deklaroi Ramos.

“Thonë se ajo e imja ishte një lëvizje xhudo. Më pas konfirmuan se Karius ka pësuar një tronditje cerebrale gjithmonë për fajin tim. Tani mbetet vetëm që Firmino të konfirmojë se ka luajtur finalen e Champions League i sëmurë me të ftohur, për shkak se ra mbi të një pikë nga djersa ime”, përfundon mbrojtësi dhe kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos.

Related posts

HISTORIKE/ UEFA cakton gjyqtarë shqiptarë për të drejtuar ndeshjen e Prishtinës në Conference League

Delo.autor

NGA MUAMBA TEK ZHINOLA/ Ja futbollistët që ia dolën t’i mbijetonin arrestit kardiak…

Delo.autor

REAL MADRID-AJAX/ Solari synon të mbajë gjallë shpresat për titull (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment