Futboll Premier League Sport

“SHPËRTHEJNË” TALLJET NË INTERNET/ Guardiolën e bëjnë “bandit”. Policia e shpall në kërkim: Është një mafioz

Policia e Blekpullit është vënë në kërkim të një personi i cili akuzohet se ka kryer një seri krimesh në Angli dhe ka një rekord kriminal. Autoritetet kanë nxjerrë foton e njeriut që akuzohet për vjedhje me dhunë, sulme dhe dëmtime të pronës, ndërsa për shkak të këtyre precedentëve ka qenë i dënuar më parë edhe me burg. Por reagimet në rrjetet sociale të njerëzve kanë qenë të shumta, duke i kaluar tifozët e Sitit deri në histeri për shkak të ngjashmërisë së tij të madhe me trajnerin e Mançester Sitit, Pep Guardiola.

“Pep nuk e ka marrë mirë humbjen e titullit”, komentonte me humor një tifoz i “Qytetarëve”. Një tjetër shkruante se i dyshuari mund të jetë parë në “Etihad Stadium” mes orës 21:00-23:00 mbrëmjen e së enjtes, teksa luhej Mançester Siti-Liverpul. Policia, e cila i publikoi pamjet e kamerave postoi në “Twitter”: “Policia e Blekpullit ka lëshuar pamjet e kamerave të një personi të kërkuar në lidhje me akuzat e vjedhjes, vjedhjes me dhunë, një sulmi ndaj një punonjësi të emergjencës, sulme të rëndomta dhe dëmtime kriminale”.

Por i vetmi “krim” për të cilin Pep Guardiola mund të akuzohet këtë javë, është mundja e kampionëve të Anglisë me një “poker”, duke u përpjekur t’ua zbehë atyre sadopak festën e titullit fituar nga divani javën e shkuar me disfatën më të rëndë sezonale.bernardnosilva

BERNARDO

Ndërkohë, Bernardo Silva ka përfunduar në shënjestrën e tifozëve të Liverpulit, sepse ai ishte lojtari i vetëm i Mançester Sitit që nuk respektoi hyrjen e kampionëve të rinj në fushë në ndeshjen e së enjtes. “Qytetarët” respektuan traditën e duartrokitjes së skuadrës kampione, ndërsa ajo shkelte në tapetin e “Etihad”-it, në përballjen e javës së 32-të të Premier Ligës. Por, me sa duket, sulmuesi portugez e pati të vështirë të respektonte rivalët e sezonit. Skuadra e Pep Guardiolës bëri një paraqitje të shkëlqyer në këtë ndeshje, duke i mundur 4-0 “Reds”-at dhe zbritur diferencën me ta në 20 pikë. Liverpuli pësoi vetëm humbjen e dytë sezonale në Premier Ligë.

Related posts

E BUJSHME/ MILANI nuk ndalet: Kuqezinjtë “piketojnë” mesfushorin e TALENTUAR

Isa.Autor

WANDA E ZGJODHI SITUATËN/ “Ngrin” bota e futbollit, Juventus publikon momentin e zyrtarizimit të Icardit (FOTO)

F.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nainggolan gati të largohet nga Interi, por fillimisht “zikaltërit” duhet ta paguajnë

Delo.autor

Leave a Comment