Futboll Kategoria Superiore Sport

KOMPLETOHET EKIPI, POR MBROJTJA PËR T’U PARË/ Ja si pritet të rreshtohet Kukësi në sezonin e ri

Pas eksodit të lojtarëve, teksa ikën 12 emra që kanë qenë titullarë në sezonin e kaluar, Kukësi rikuperoi deri diku situatën e turbullt me afrimet e ditëve të fundit.

Mehdi Hetemaj është një mbrojtës që vjen pas eksperiencave në Austri, ndërsa Ersil Ymeri një mesfushor që në të kaluarën ka luajtur në Superiore me Kamzën dhe Kastriotin. Ndërsa Agim Ibraimi dhe Gjelbrim Taipi shtojnë cilësinë në mesfushë dhe sulm. Më afër formacionit në këto dy reparte janë lojtarë si Limaj, Taipi, Demiri, Ibraimi, Gashi dhe Eze.

Ndërkohë, ajo që mbetet për t’u parë është pikërisht mbrojtja, e cila është ndryshuar totalisht, pasi janë larguar titullarë si Obanor, Maliqi, Teqja dhe Musta. Lulaj, Horiç, Hetemaj, Kotobelli, Dragoshi dhe Bytyçi do të luftojnë për një vend.

formacionet

Ndërkohë, si mbrojtës i majtë mund të luajë edhe Besir Demiri, por ky i fundit mësohet se shihet nga Gega më tepër si mesfushor qendre.

Related posts

SUPERKUPA E EUROPËS/ Sevilla ka humbur 4 finalet e fundit. Ja faktet interesante

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet zyrtare të takimit Danimarkë-Australi

Sadik.Autor

CHAMPIONS / Gjyqtari dhe Qarabag eliminojnë Kukësin, tani në Europa League

Isa.Autor

Leave a Comment