Futboll Kategoria Superiore Sport

TË BLLOKUAR PËR JASHTË VENDIT/ Ja ku do ta zhvillojë minifazën përgatitore Tirana para Championsit

Tirana dhe Teuta janë dy ekipet e vetme shqiptare që nuk kanë nisur ende pushimet. Kjo, për faktin se do të diskutojnë mes tyre Kupën e Shqipërisë. E në përfundim të ndeshjes të së dielës, kryeqytetasit do të kenë dy apo tri ditë pushime. Gazeta ka mësuar edhe planet që kanë bërë bardheblutë përpara se të luajnë ndeshjen në Ligën e Kampioneve.

Gazeta ka mësuar se pasi të pushojnë pak ditë, Tirana do të kryejë një minifazë përgatitore. Kjo, për faktin se janë fare pak ditë në dispozicion. Nisur nga koha e shkurtër dhe bllokimi që kanë ekipet shqiptare për të dalë nga Shqipëria, atëherë është planifikuar paraprakisht që ekipi të zhvendoset disa ditë në Pogradec.

Kjo për klimën më të freskët dhe për të tentuar që të gjejnë sadopak qetësi për të kryer stërvitjen rreth një javë. Drejtuesit bardheblu do të mundohen të plotësojnë çdo nevojë të ekipit për të tentuar suksesin në Europë e gjithashtu stafi teknik do të përpiqet që të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët e mundshëm për të provuar një surprizë.

Situata e pandemisë bëri që sezonet futbollistike të përfundojnë deri në datën 2 gusht e kësisoj edhe koha përgatitore e skuadrave për kualifikueset në Kupat e Europës është shumë e shkurtër. Sidomos për Tiranën kampione që merr pjesë në Champions, e cila ndeshjen e parë do ta luajë mes datave 18 dhe 19 gusht.

Related posts

KURA E VEÇANTË/ Mjeku i Schumacherit jep detaje nga mjekimi

F.autor

SUPER DEJVI BREGU/ Skënderbeu kalon pa probleme Kastriotin dhe merr kreun

Isa.Autor

Real mposht të Kuqtë, festë e madhe në qytetin e Liverpool (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment