Futboll Sport

NDESHJET CHAMPIONS/ Klubet e mëdha lutje UEFA-s: Mos na “burgosni” në Lisbonë

Klubet kryesore të Europës po lobojnë në UEFA për t’i lejuar ato që të rikthehen në shtëpi mes ndeshjeve që do të luajnë në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës muajin e ardhshëm. Pandemia e Koronavirusit bëri që kompeticionet europiane të klubeve të luhen me tek ndeshje duke nisur prej fazës së çerekfinaleve.

Raundet finale të Ligës së Europës do të luhen nga 10-21 gushti në katër qytete në Gjermani, ndërsa ato të Ligës së Kampioneve prej 12-23 gushtit në Lisbonë. Skuadrave do t’u jepen gjashtë ditë pushim mes çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve dhe “DailyMail” ka zbuluar se shumë klube kanë shprehur dëshirën për t’u kthyer në shtëpi gjatë këtyre ditëve, sesa të qëdrojnë në hotele në Lisbonë dhe Gjermani. Ato do të preferonin që të përdornin fushat e tyre stërvitore dhe jo të qëndronin në një bazë të huaj gjatë dy javëve.
uefa
Megjithatë, shefat e UEFA-s preferojnë që t’i mbajnë skuadrat në të njëjtin vend gjatë turneut, për të shmangur kështu rrezikun e infektimit me Koronavirus. Protokollet e “Final 8” të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës do të publikohen javën e ardhshme, pasi të jenë luajtur edhe duelet e mbetura të 1/8-ave që do të përcaktojnë të gjitha çiftet çerekfinaliste. Deri tani në çerekfinalet e Champions-it janë kualifikuar Atalanta, PSG, Lajpcigu dhe Atletiko e Madridit.

Related posts

ATMOSFERË LUFTE/ “Superclascio” në kaos, Boca: Ne nuk luajmë sepse ka…(VIDEO)

Isa.Autor

MBIPOPULLIM NË PORTË/ PSG heq qafe njërin, e huazon në Premier. Tani pritet edhe tjetri

Delo.autor

BËRI NDËRHYRJEN E VITIT/ Albi Doka: Si e shpëtova derbin e kryeqytetit

Delo.autor

Leave a Comment