Futboll Seria A Sport

TË DREJTAT TELEVIZIVE NË SERIE A/ Kaos me pagesat: dy presidentë duan të shkëpusin sinjalin nga mesi i korrikut!

Të hënën do të organizohet një Asamble në të cilin tema kryesore për t’u diskutuar do të jetë kësti i fundit i papaguar nga Sky përsa i përket transmetimit të garave të Serie A për sezonin 2019/20.

Ditët e fundit, Gjykata e Milanos me një urdhër gjyqësor vendosi që “Sky” do të duhet të paguajë 131 milion euro të këstit të fundit, por i dha transmetuesit satelitor 40 ditë për të përmbushur ose bërë kundërshtim (më shumë, në atë pikë , 90 ditë për rregullimin e seancës), duke shmangur ekzekutimin e detyruar në pritje të gjykimit të meritës që do të vendosë për çështjen.

Finire la Serie A vale 300 mln in diritti tv da Sky e Dazn ...

Prandaj është e vështirë për Ligën të vendosë të fikë sinjalin, por pavarësisht kësaj, përmes Rossellini ata kanë vendosur të takohen përsëri edhe sepse në mesin e presidentëve të Serisë A ka nga ata si De Laurentiis dhe Lotito që do të dëshironin të vazhdojnë këtë linjë të ashpër. Nga ana tjetër, disa presidentë propozojnë një linjë shumë më pajtuese dhe janë të gatshëm të ulen rreth një tryeze me “Sky” për të gjetur një zgjidhje.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Mandzukic lihet jashtë listës së Champions, ja shkaku

Delo.autor

NGATËRRUAN HIMNIN E SHQIPËRISË/ UEFA merr vendimin për Francën, ja dënimi

Delo.autor

Dalin në shitje fanellat e reja të Ronaldos. I nxjerr ky klub (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment