Futboll Seria A Sport

FRIKA E LARGIMIT PAS VJEDHJES/ Ribery mbyll kapitullin me premtimin e madh!

“Faleminderit vëlla!”… Me këtë fjali, Franck Ribery, që ndaj Cagliarit zhvilloi një super ndeshje ka mbyllur kështu çështjen dhe frikën e mundësisë për t’u larguar pasi shtëpia e tij ishte skena e vjedhjes për dy hajdutë.

Sulmuesi i Fiorentinës ka falënderuar ditën e sotme mikun e tij Sebastien Frey për mbështetjen që i ka dhënë ditët e fundit.  Ish-gardiani i Fiorentinës deklaroi se francezi është një hero për qytetin dhe nuk mund ta konsiderojnë si tradhtar.

“Vëllai im të falënderoj shumë. Ti më njeh mua, më njeh se nga vij dhe e di shumë mirë se nuk jam nga ata që kundërpërgjigjem. Unë bëj atë që them. Mendoj se tifozët janë me mua dhe më duan në ekip. Pjesa tjetër nuk më intereson shumë. Unë kam ardhur këtu për Fiorentinën e vërtetë. Viola përgjithmonë”, mbyll Ribery.

Related posts

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Rikthehen trukimet e ndeshjeve. Shikoni çfarë ka bërë gjyqtari

Delo.autor

U GRUMBULLUA ME KOMBËTAREN SLLOVAKE/ Milan Skriniar analizon: Me ardhjen e Contes, Interi gati për…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Strakosha largohet nga Lazio, portierin e josh klubi i Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment