Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA NUK GJEN PAQE/ Mbrojtësi përplaset me trajnerin. Egbo e ndëshkon, por Halili…

Edhe në familjet shembullore ka sherre e ndonjë rebel. E tillë është edhe përplasja mes trajnerit Emanuel Egbo dhe Tefik Osmanit. Pas sfidës në Korçë, lojtari ka shfaqur pakënaqësi të mëdha në adresë të trajnerit, aq sa është përplasur verbalisht me Emanuel Egbonë.

Shkaku është i thjeshtë: mosaktivizimi në sfidën me Skënderbeun. Palët kanë debatuar gjatë, aq sa Egboja i ka thënë Tefikut që për të nuk është më pjesë e grupit, nëse vazhdon me këto teka si dhe vendimet i merr ai dhe askush tjetër. Në fakt, është dashur ndërhyrja e presidentit Refik Halili që gjërat të qetësoheshin në Korçë.Muca Tirana

Por, menjëherë në kryeqytet, Halili ka zhvilluar mbledhje me skuadrën dhe pas shumë diskutimesh është pranuar që Osmani të jetë pjesë e skuadrës bardheblu, ndonëse ishte ndëshkuar nga trajneri Emanuel Egbo. Për momentin palët janë të qeta.

Related posts

SFIDA NDAJ MIDITLAND NË CHAMPIONS/ Mbrojtësi Gjimshiti: Kemi punuar për kompaktësinë e kësaj mbrojtjeje pasi…

Delo.autor

Barzagli: Bonucci është një mik bardhezi. Juventusi me Ronaldon i mund të gjithë

Isa.Autor

SI MUND TË NDALET “PLESHTI”? Zbulohen shënimet e jashtëzakonshme të Mou para sfidës së 2006ës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment