Futboll Seria A Sport

Barzagli: Bonucci është një mik bardhezi. Juventusi me Ronaldon i mund të gjithë

Ia vlen t’i lexoni dhe dëgjoni fjalët e Andrea Barzagli, sidomos ata që duan të imagjinojmë se cila mund të jetë receta për jetëgjatësinë sportive me nivel. Dituria e një veterani bashkohet me entuziasmin e një fëmijë, si një kuazi përkushtimi obsesiv profesional dhe një spërkatje e ndjenjës së mospërmbushjes, pavarësisht triumfeve të shumtë.

Të gjithë “shartohen” nga një talent bazë, është e qartë… Fakti është se mbrojtësi i Juventusit, i cili tashmë ka kaluar pragun e 37 viteve, është ende një pikë referimi te bardhezinjtë. I ulur në tavolinën e hotelit, pas drekës, ai e jep veten pa rezerva dhe shpjegon arsyen e perceptimin e kësaj rezistence sportive profesionale, duke zbuluar edhe objektivat e ardhshëm.

Pothuajse gjysmë ore pyetjesh dhe përgjigjesh për “Tuttosport”, deri në pikën që lind dyshimi se e ka ekzagjëruar. Por, gjithsesi, si karakter e meriton. Dhe pastaj disa lajme të merkatos, sigurisht nuk mund të injorohen…

Po shkoni afër të 40-tave dhe nuk e keni humbur ritmin dhe urinë e Juventusit si klub…
37 vite i kam mbi supe, por stimuli nuk më mungon. Në fakt, në futboll, gjëja më e vështirë dhe e rëndësishme është automotivimi pas çdo viti që kalon. Sidomos kur fiton. Kjo vlen për mua, zbatohet për të gjithë Juventusin dhe grupin historik, por edhe për ata që kanë marrë përsipër drejtimin e klubit. Fitorja nuk është e lehtë, për të fituar rregullisht edhe më e vështirë. Nëse bëni të njëjtat gjëra si një vit më parë, vjen dikush, i cili bën diçka më shumë se ju. Ky klub, megjithatë, të ndihmon që të kesh mentalitetin e duhur. Dhe tani e gjej veten duke shpenzuar më shumë kohë në kampin e trajnimit, sesa kur isha i ri. Është gjithashtu një çështje fizike: unë duhet të përgatem më shumë. Nuk jam aq reaktiv sa isha 10 vjet më parë, por ndihem sikur kam një trup më të mirë se kur isha më i ri.

A kishte një moment kur mendonit të tërhiqeshit nga futbolli?
Asnjëherë nuk e mendova, kjo është e vërteta. Përtej kontratës, gjithmonë kam thënë që mendimi im i parë është të vlerësoj një sezon të tërë. Ndihem mirë, kështu që pse të mos vazhdoj…

Dhe pastaj, mbetet Champions-i për t’u fituar…
Shumë janë duke pritur për këtë trofe. Tani, e ka fituar Real Madridi tri herë radhazi, ndoshta ky trofe ndryshon destinacion. Dhe nuk është rastësi që dikush ta fitojë aq shumë: mjafton puna, mentaliteti. Duhet të them se është një vlerë e madhe e shtuar në karrierën e çdo futbollisti, fitimi i këtij trofeu. Vetëm emri, natyrisht, nuk ju bën të fitoni Champions-in, por për mënyrën se si unë e shoh, për mentalitetin që është krijuar, besoj se i kemi dhënë të gjithë popullit të Juventusit, klubit, nxitjen për të bërë më mirë. Mendësia e këtij klubi është e pabesueshme: sa më tepër fiton, aq më shumë sakrifica bën. Unë jam kurioz për atë që mund të bëjmë në sezonin e ri, sidomos pas përforcimeve në merkato.

A do të ishte e mahnitshme ta shihje sërish Bonuccin te Juventusi, aq sa ai ishte i befasuar nga ardhja e Ronaldos?
Këto janë gjëra të ndryshme. Përtej marrëdhënieve me Leon, mendoj se nuk është e drejtë të flasim për të, si për këdo tjetër, që nuk e kemi këtu tani. Është diçka që varet prej klubit. Drejtuesit e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë. Po, Bonuccin e kam shumë mik dhe natyrisht do të doja të ribashkoheshim me fanellën bardhezi. Ronaldo? “Qershia mbi tortë”. Me të në përbërje, Juventusi mund t’i mposhtë të gjithë.

Related posts

(VIDEO) ‘Shokohet’ United, Burnley dyfishon rezultatin në ‘Old Trafford’

Q.Autor

KUMBULLA DEBUTON NDAJ JUVENTUS? Fonseka i surprizon të gjithë, ja çfarë ka vendosur për ndeshjen

Delo.autor

PO KALON DITËT E FUNDIT TEK NAPOLI/ Hysajt i ofrohet pagesa 20 milionë euro nga…

Delo.autor

Leave a Comment