Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA VAZHDON TË JETË E “DEHUR” NGA TITULLI/ Laçi mposht “Bardheblutë” dhe blindon vendin e 3-të

Tiranës duket se nuk i ka dalë ende “dehja” nga fitimi i titullit kampion, teksa sot është mposhtur 3-0 nga Laçi.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja ekipet, por ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Nuabuezes, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 15’. Vetëm 10 minuta më vonë Xhixha gjeti edhe golin e dytë për kurbinasit.

Pjesa e dytë foli më shumë për Tiranën që kishte disa raste për gol, por përsëri rrugën e rrjetës e gjeti Laçi me anë të Nuabuezes, i cili realizoi dopietë në minutën e 83’. Torasa i befasoi të gjithë në minutën e 88’, duke shënuar një gol shumë të bukur nga jashtë zone, por ai vlejti vetëm për statistikë. Me këtë fitore Laçi siguron edhe matematikisht vendin e 3-të.

Related posts

Shkëlqeu me Rusinë/ Klubi i madh francez firmos me talentin premtues (FOTO)

Isa.Autor

SFIDA NDAJ PRISHTINËS NË CHAMPIONS/ Sulmuesi Uzuni: Duam të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm

Delo.autor

NEYMAR TEK BARCELONA? Flet Presidenti i katalansve: Ne e dimë që PSG…

F.autor

Leave a Comment