Futboll Kategoria Superiore Sport

“TORASA DHE KALE DONIN TË LARGOHESHIN SEPSE ISHIN TË SHKATËRRUAR”/ Egbo: Ju tregoj çelësin e suksesit te Tirana

Trajneri kampion Emanuel Egbo është i ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus”, të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”. I pyetur në lidhje me të ardhmen e tij, tekniku i Tiranës u shpreh:

“Nuk po iki asgjëkundi. Do t’i merrni lajmet në kohën e duhur. Jam tip që duroj gjithmonë, duhet të duroni edhe juve, deri sa të merrni lajmin. Kemi finalen e Kupës, aty e kam mendjen. Nuk ka mbaruar sezoni, edhe pse fituam kampionatin.

Dua të fitoj 2 trofe për klubin e madh dhe për të gjithë ekipin. Është një objektiv që është vendosur në fillim të kampionatit. Ka shumë gjëra që ndodhin brenda një klubi. E kam diskutuar kur kam marrë drejtimin e ekipit në janar. I kemi diskutuar temat që si duhet të vazhdojmë. Unë jam tip që fokusohem te një objektiv, më pas do të vendosim për vazhdimësinë”, u shpreh Egbo fillimisht.

Më pas Egbo foli edhe për situatën aktuale në klub si dhe kontratat e futbollistëve.

“Klubi ka shumë gjëra në dorë. Ka edhe shumë lojtarë pa kontratë. Ka edhe likuidime të disa gjëra. Sa të mbyllë disa gjëra do të fillojë. Ka lojtarë për të rinovuar. Shumica e lojtarëve janë pa kontrata. Duhet vazhdimësi. Ka kohë. Brenda 2-3 ditësh e mbyll me të gjithë lojtarët që ke në plan. Kam besim te vetja ime. Unë kam vëmendjen dhe përqendrimin te finalja e Kupës së Shqipërisë.

Ai që nuk brenda në klub nuk e di se çfarë është duke ndodhur. Në fund do dalin lajmet që presin të gjithë. Kanë ngelur vetëm zyrtarizimet. Duhet të presim edhe pak. Kampionati shqiptar nuk mund të krahasohet me Anglinë, Gjermaninë dhe Italinë. Duhet të mbarojmë këtë pastaj të vendosim.

Kush do mund të vijnë t’i jap kurs për të stërvitur lojtarë. Licencën UEFA Pro e kam marrë në vitin 2013-2014. Kam stërvitur Bylisin. Kam qenë brenda. Kam mësuar nga të gjithë trajnerët që kanë qenë te Tirana. Nuk mund të vijë një trajner të thotë jam me më shumë eksperiencë se ty. Ky është një nga sekretet e fitimit të titullit, menaxhimi. Ia arritëm të menaxhonim lojtarët mjaft mirë.

Kam dëgjuar disa analistë, që kanë tentuar të marrin merita që nuk i takojnë. Çdo sezon Tirana ka bërë ekip për të fituar. Para se të vinte Mema më kanë ofruar ekipin por nuk e kam pranuar, sepse nuk ka qenë koha e duhur. Unë kam qenë një nga ata që kam thënë të vijë Ard Mema dhe tentuam të bashkëpunonim bashkë. E filluam mirë sezonin, duke sjellë të gjithë lojtarët. Kemi bërë një miks. Ardi ka meritë deri në momentin që ka ikur. Ka bërë ekipin për të dalë kampion. Çdo sezon Tirana bënte ekip për të dalë kampion.

Nuk dua trajner portieri, nuk është se kam frikë. Stafi duhet të ketë besimin. Nëse sjell dikë që nuk ka besim, nuk vlen. Ilion Lika është portieri më i mirë në kampionatin shqiptar. Kam një staf të vogël, por të shkëlqyeshëm. Kjo më ndihmon të merrem edhe me portierët, Lika është një trajner-portierësh. Plus edhe Edvan Bakaj. Kur të fillojë sezoni i ri, mund ta marrim një trajner portierësh.

Nuk flas për një skuadër kur nuk jam brenda një skuadre. I dimë ne vlerat e skuadrës. Çelësi i suksesit në këtë klub është menaxhimi! Të njëjtët lojtarë ishin kur ishim në vend të 8-të, të njëjtët janë edhe tani që u shpallëm kampion. Janë shumë faktorë, që po i fillova tani nuk mbaroj. Kur filloi sezoni rifituam Torasën dhe Kalenë. Ndeshjen ndaj Partizanit, Kale dhe Torasa ishin gati për të marrë letrat dhe për të ikur nga klubi sepse ishin të shkatërruar, rifituam Hoxhallarin, Muçën, etj.

Related posts

JUVENTUS-BOLOGNA/ “Zonja e Vjetër” vazhdon shkëlqimin në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E KONFIRMON TRAJNERI GUARDIOLA/ Ylli i Manchester Cityt mungon ndaj “Los Blancos”

Delo.autor

PËRRALLA E TALENTIT FODEN/ Jeta si filmi më i dashur për tifozët e Manchester City

Delo.autor

Leave a Comment