Futboll Seria A Sport

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Rikthehen trukimet e ndeshjeve. Shikoni çfarë ka bërë gjyqtari

Në futbollin italian duket se janë kthyer përsëri hijet e trukimit të ndeshjeve, ku së fundmi protagonist është bërë një gjyqtar. Prokuroria e Romës ka nisur hetimet, pasi dyshohet për trukim të një ndeshjeje në Serinë C, atë mes Virtus Verona dhe Gubios. “La Repubblica” raporton se në këtë ndeshje ishin luajtur baste të mëdha, por rezultati nuk ishte ashtu si duhej dhe bastet do humbisnin.

Pikërisht në këtë moment ka menduar të ndërhyjë gjyqtari, i cili pak minuta para përfundimit të takimit, është dëmtuar duke e pezulluar kështu ndeshjen. Në këtë mënyrë të gjitha bastet për këtë ndeshje u anuluan dhe bastexhinjtë shmangën humbjen e shumave të mëdha të parave.

Menjëherë pas kësaj, Prokuroria ka nisur hetimet, pasi dyshohet se kjo ndeshje është trukuar dhe protagonist është bërë arbitri, Luixhi Katanoso. Pikërisht ky i fundit thuhet se gjatë gjithë ndeshjes ka pasur një ndikim të madh në lojë, duke dhënë goditje dënimi të paqena dhe ndëshkime shumë të dyshimta. Ndeshja në fjalë thuhet se është zhvilluar para pezullimit për shkak të pandemisë, dhe mendohet të ketë qenë në fund të muajit janar.

Related posts

Merr fund dilema/ Emre Can firmos një kontratë 4-vjeçare me Juventusin

Sadik.Autor

THELLOHET SKANDALI/ Ja dokumenti me të cilin RONALDO “bleu” heshtjen e femrës së PËRDHUNUAR

Isa.Autor

TRANSFERIMI HISTORIK/ Hazard zgjedh numrin te Reali, heq dorë nga 10-shi

Delo.autor

Leave a Comment