Futboll Sport

“ITALIA ME ZEMËR TË MADHE, GJERMANI E SHËMTUAR”/ Matthaus: Ju tregoj pse u eliminuan “Pancerat”…

Lotar Mateus vazhdon të jetë i shokuar nga eliminimi i Gjermanisë në Eruopian. Për “Sky Sport”, ish-kapiteni rekordmen analizon shkaqet që çuan në këtë dështim të kombëtares. “Edhe pse ka kaluar më shumë se një javë nga eliminimi i kombëtares gjermane nga Europiani, unë si tifoz jam shumë i zhgënjyer.

Mendoj që çdo tifoz ndihet njësoj si unë, kur sheh gjysmëfinalistët të luajnë kundër njëri-tjetrit. Mund të kishte shkuar shumë ndryshe për ne. Mënyra e gabuar e lojës, sistemi, taktika, lojtarë që luajtën jashtë pozicioneve të tyre, të gjitha këto çuan në eliminimin e parakohshëm. Kualiteti i lojtarëve nuk munguan, por ato nuk u shfrytëzuan në maksimum, forca individuale nuk arriti të dilte në, pasi mungoi ajo e grupit. Kimish, Myler dhe Kros, vetëm këta mjafton të përmendim për t’i dhënë kuptim fjalisë së shkruar sipër.

Toni Kros u desh të shkonte prapa për të marrë topat, pasi mungonte shoku i tij i skuadrës, Kimish kishte detyra të reja, nuk bënte atë që di të bëj më mirë, u sforcua në krahun e djathtë në kërkim të topave dhe krosimeve, diçka e pa rëndësishme në lojën e Gjermanisë. Joshua do të kishte qenë më mirë në numrin 6, aty ku prej disa sezonesh ka marrë për dore skuadrën e Bajernit me të cilën fitoi gjithçka. Edhe Tomas Myler u thirr në detyrë dhe pse jo në atë të zakonshmen.

Ai luajti si sulmues krahu dhe jo prapa pykës, ashtu siç jemi mësuar të shohim. Nuk mund ta shpjegojë faktin që këta lojtarë nuk patën guximin të flasin me trajnerin dhe të tentonin të ndryshonin diçka për të mirën e skuadrës. Në fund na duhet të themi që skuadra luajti siç donte trajneri, e vërtetë dhe pse e dhimbshme”, tha Lotari.

VITET E DËSHTUARA DHE GJYSËMINFALISTËT

Në fund mund të themi që këto tri vitet e fundit kanë qenë një dështim i madh. Gjermania nuk ishte prapa në aspektin e cilësive me skuadra si Danimarka, Spanja, Italia apo Anglia. Por, kur shoh italianët, paraqitjet e të cilëve nuk i prisja kaq të mira, mund të them që lojtarët e dinë në çdo sekondë se çfarë duhet të bëjnë. Asgjë nuk është e rastësishme. Kësaj i shtohet edhe pasioni për himnin deri në fund të ndeshjes.

Një sistem loje që dashurohet nga trajneri dhe të gjithë tifozët. Spanja në krahun tjetër, një skuadër me zotërim të madh të topit dhe një makineri golash. Sigurisht që dhe ajo ka disa të meta por në fund të fundit ky është stili i tyre dhe nuk është turp që të dështojnë me këtë mënyrë loje.

Danimarka mund të quhet pa dyshim hirushja e këtij Europiani. Zemra e Eriksenit ndaloi për t’i dhënë një skuadrës një stimul më të madh. Tani ajo rreh si më parë dhe për skuadrën ishte një energji e pastër. “Luanët” janë rikthyer të frikshëm, futboll i pastër dhe me pasion, sigurisht të ndihmuar nga tifozët e çmendur në Uembli. Sauthgejt po bën një punë të mirë, i nënvlerësuar nga të gjithë, ai është duke treguar se është një trajner i madh, i zgjuar dhe kurajoz”.

SHPRESA TE FLIKU

Në fund Gjermania ishte humbësja më e madhe e këtij turneu, i cili ashtu si Kupa e Botës në Rusi do të mbahet mend për keq nga të gjithë. “Humbëm pa stil, askush nuk mori asgjë pozitive me vete, të cilën mund ta kujtojnë si diçka të mirë dhe pse u eliminuam. Pas një jave mund të themi që eliminimi djeg dhe pse ishte gjëja më e mirë që mund të na ndodhte duke parë skuadrën që luante pa busull, pa pasion dhe pa gjak. Tani sytë janë nga miku im, Hansi Flik, i cili jam i bindur që nuk do të na zhgënjejë”, përfundoi ish-kapiteni.

Related posts

LA LIGA/ Bardhi magjik, dy supergola për dy minuta; Sadiku në stol (Video)

Sadik.Autor

“TANI DO TË MENDOJ PËR EUROPIANIN”/ Calhanoglu: Champions historik, ja kur vendos për Milanin

Delo.autor

RASTE DYSHIMI NË PARTIZANI-TIRANA/ Goli i Çinarit pozicion jashtë loje, “bardheblutë” pretendojnë për dy penallti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment