Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Konfirmohet një tjetër trajner në Serinë A, tekniku rinovon për 3 vitet e ardhshme

Ivan Juriç do të drejtojë Veronën edhe për 3 vitet e ardhshme. Klubi verdheblu komunikoi lajmin në faqen e tij zyrtare duke shtuar se bashkëpunimi mes palëve është firmosur për të vazhduar deri në 30 qershor të vitit 2023.

Gjatë kësaj kohe, Fiorentina u përpoq të bindte teknikun kroat për të marrë drejtimin e skuadrës së Firences, por projekti i Veronës e ka bindur Juriçin të vazhdojë bashkëpunimin me verdheblutë.

Kujtojmë që mbrëmë Stefano Pioli rinovoi kontratën me Milanin deri në qershor të vitit 2022.

Related posts

KËRKON TË RIKTHEHET NË EUROPË/ Mandzukic lë milionat e Katarit, ofertë për t’i zënë vendit shqiptarit

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Celta Vigo. Rezultati 1-2

Delo.autor

KORONAVIRUSI PREK MOTO GP/ 5 teknikë pozitivë pas garës së Misano

Delo.autor

Leave a Comment