Futboll La Liga Sport

Lopetegui I BINDUR: REALI i madh edhe pa CR7, “Topin e Artë” e fiton lojtari im

Sa vlen Real Madridi pa Cristiano Ronaldo-n? Përgjigjen do ta marrim në fund të sezonit, por ndërkohë Los Blancos i kanë fituar ndeshjet e para në kampionat dhe trajneri Julen Lopetegui është i bindur se ka në dispozicion një skuadër të nivelit të lartë edhe pa portugezin: “Do të provojmë të përmirësohemi edhe pa Cristiano Ronaldo-n. Nuk do të dyshoja kurrë te cilësitë e lojtarëve të mi, kam një ekip të madh”.

Një përgjigje për Lionel Messi-n, që ditët e fundit ka thënë se Real-i i duket më i dobët pa Ronaldo-n, por ndërkohë Lopetegui ka një mesazh edhe për yllin portugez, të cilin nuk e takoi fare këtë verë: “Kur firmosa për Real-in, Cristiano e kishte marrë vendimin për t’u larguar dhe nuk kishim asgjë për të biseduar me njëri-tjetrin. Topi i Artë? Për mua do ta fitojë Luka Modriç, sepse është ai lojtari më i mirë në botë”.

Një lëvdatë për paraardhësin e tij Zinedine Zidane, por edhe për dy nga yjet e ekipit: “Ka bërë një punë të mrekullueshme dhe nuk mund të mos e evidentoj këtë, do ishte absurde po të mos e pranoja. Benzema e Bale? Të shkëlqyer, u vendosën menjëherë në dispozicion dhe i shoh shumë të përkushtuar”.

Related posts

E BUJSHME/ Po tentohet rikthimi i Ronaldos në Angli, ja cili klub ka gati 100 milionë euro

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Teuta: Pranë golit të dytë verilindorët, e pabesueshme çfarë humbet Rexhinaldo (VIDEO)

Isa.Autor

Legjenda Totti: Salah ndër më të mirët në botë

Q.Autor

Leave a Comment