Futboll Sport

ZYRTARE/ UEFA vendos ku luhen ndeshjet e kthimit të Championsit!

UEFA ka vendosur për ndeshjet e kthimit të 1/16 në Champions League. Sfidat e para janë luajtur para se të përhapej pandemia e COVID-19, ndërsa Championsi do të zhvillohet në Portugali.

Klubet kishin dyshime se ku do të luheshin sfidat e kthimit të 1/16, por një dilemë e tillë është shuar. Të gjitha skuadrat do të kenë mundësi të luajnë në shtëpi sfidat e kthimit.

Një vendim i marrë nga UEFA, pasi nuk dëshiron të favorizohet asnjë ekip. Ky është një lajm i mirë për ekipet vendase që nuk do të luajnë në fushë asnjëanëse. Janë katër sfida që do të luhen:

Juventus vs Lyon (0-1)
Manchester City vs Real Madrid (2-1)
Bayern vs Chelsea (3-0)
Barcelona vs Napoli (1-1)

Related posts

Vllaznia nuk mposhtet, Partizani shpërdoron shumë në Shkodër

Q.Autor

Skënderbeu ka objektiv të qëndrojë lart në renditje, do të mbajë Bregun gjithë sezonin

Isa.Autor

DO TË LUHET MIQËSORE MES FERONIKELIT DHE MILAN/ Serbët e shfrenojnë fantazinë: Urreni “Kuqezinjtë” se luan me shqiptarët…

Delo.autor

Leave a Comment