Futboll Seria A Sport

AKORDI DONNARUMMA-MILAN/ Gazetari supertifoz: Raiola po kërkon diçka të “çmendur”… Përgatituni “kuqezi”!

Gazetari milanist prej më shumë se 3 dekadash, Carlo Pellegatti, ka ngritur alarmin mbi rinovimin e Donnarumma te Milani, negociata që do të nisin pas tetorit…

“Më intereson më pak se zero kush fitoi luftën midis Milanit dhe Ibrahimovicit në negociatat e lidhura me rinovimin e kontratës së tij. Thelbësore që kampioni suedez të kthehet së shpejti për të veshur fanellën kuqezi, duke kontribuar kështu në sukseset e ekipit, në rritjen teknike dhe të personalitetit të shokëve të tij të skuadrës, në forcimin e bindjes dhe besimit të një grupi, i cili pi nga burimi i klasit të tij dhe forcës, si një karvan i shkretëtirës pas një kalimi të gjatë”.

I soprannomi di Carlo Pellegatti per il tecnico e i nuovi acquisti del  Milan | 90min

“Sapo të mbyllet pyetja që lidhet me rinovimin e Ibrës, tifozët e Milanit do të hapin sirtarin, do të heqin fashot për të vendosur rreth kokës, duke pritur për negociatat shqetësuese dhe zhgënjyese që do të fillojnë pas disa ditësh. Bëhet fjalë për të ardhmen e Donnarumma.

Nga njëra anë Milan, nga ana tjetër Mino Raiola. Pengesa më e vështirë për t’u kapërcyer ka të bëjë me klauzolën e lirimit, jo me rinovimin e portierit (rroga do t’i shkojë 7 mln euro)

Milani do të dëshironte të zgjasë kontratën deri në vitin 2025, por Raiola do të ishte dakord vetëm me një klauzolë 30 mln euro, që janë shumë pak për një portier të klasit botëror dhe që mund të blihet nga kushdo me atë shifër…

Milani do të donte të paktën 50 mln euro! Shpresojmë të mos përjetojmë ditë të trazuara si tre vjet më parë, duke besuar në dëshirën e Donnarumma për të qëndruar në Milano”.

Related posts

FITORJA E MANCHESTER CITYT HIDHËRON RIVALËT/ “Shpërthen” Guardiola: Përballuni me ne dhe na mundni në fushë!

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Werner fiton penallti, Chelsea merr tre pikët në start

Delo.autor

Lena: Peng titulli me Flamurtarin. Transferimi në Suedi dështoi

Q.Autor

Leave a Comment