Futboll Seria A Sport

ANDREA BOCELLI TIFOZ INTERIST/ Koncert privat për mbrojtësin “Zikaltër”

Një raport i veçantë ai mes tenorit të famshëm italian Andrea Bocelli dhe Interit: kantautori i njohur nuk e ka fshehur kurrë dashurinë që ka për klubin zikaltër, me të cilin mendohet të ketë një lidhje të fortë. Aq unike, sa në pushime këngëtari ka dashur të ftojë mbrojtësin e Interit, Alesandro Bastoni, që t’i bashkohet në varkën e tij për një… “koncert privat”.

Andrea Boceli

Siç ka treguar futbollisti në “Instagram”, Boçeli e ka pritur në varkën e tij dhe i ka dedikuar edhe një nga këngët e tij më të famshme “Vivo per lei”.

78107ab77cc9201cc04e8eaeb307518e-42728-d41d8cd98f00b204e9800998ecf8427e

Një gjest që është pritur në mënyrë të shkëlqyer nga mbrojtësi, i cili e ka falënderuar në rrjetin social. Një minievent për të shijuar më së miri pushimet pas lodhjeve të një sezoni të gjatë që për skuadrën zikaltër përfundoi edhe me humbjen në finalen e Ligës së Europës.

Related posts

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë, Kukësi 45 minuta larg finales së Kupës së Shqipërisë

Sadik.Autor

“SHQIPËRIA ËSHTË NË PERIUDHË RRITJE DHE NDËRRIM BREZASH”/ Rrëfen Ansi Agollit: Ja pse nuk u bashkova me De Biasin…

Delo.autor

DUAN TË SURPRIZOJNË/ Tek Lacio ka harmoni, SHQIPTARËT bëhen të gjithë bashkë

Isa.Autor

Leave a Comment