Futboll Ligue 1 Sport

“L’EQUIPE” PUBLIKON LISTËN E PAGAVE/ Njihuni me 11 lojtarët më të paguar në Francë, ja kush dominon

Neymar është më i pasuri në Francë.

Analiza e rrogave që bëhet çdo vit nga L’Equipe, tregon të dhëna të jashtëzakonshme në lidhje me fitimet e futbollistëve të Ligue 1.

Veçanërisht për sa i takon rrogave të lojtarëve të Paris Saint-Germian, të cilët dominojnë Top 11.

Siç u tha më sipër, Neymar është më i pasuri me një rrogë bruto prej 3 milionë eurosh në muaj dhe një fitim neto prej 28.5 milionë eurosh në vit.

Por edhe ata që vijnë pas brazilianit nuk bëjnë shaka. Në vendin e dytë është Kylian Mbappe me një fitim bruto prej 1.91 milionë eurosh në muaj dhe Thiago Silva me 1,5 milionë.

Pas tyre janë Cavani, Marquinhos, Verratti, Di Maria, Navas dhe Mauro Icardi me 800.000 euro. Renditja e 11 të parëve mbyllet me Paraedes në vendin e dhjetë dhe Kimpembe në të njëmbëdhjetin.

Futbollisti i parë në renditje i një skuadre tjetër është Ben Yedder i Monaco-së me një fitim bruto 650.000 euro, i dymbëdhjeti. Një nga emrat më të rëndësishëm të Ligue 1, Cesc Fabregas, ka një rrogë bruto prej 600.000 eurosh në muaj te Monaco dhe mban vendin e 15-të.

Strootman dhe Payet, me 500.000 euro, janë lojtarët e parë të Marseille në renditje, të dy në vendin e gjashtëmbëdhjetë. Rroga mesatare bruto e një futbollisti në Ligue 1 është 94.000 euro, por kjo shifër ndikohet nga rrogat e larta të PSG-së.

Sipas L’Equipe, shifra më afër realitetit është 35.000 euro.

Related posts

Roma në epërsi ndaj Sassuolos, Pellegrini autor i golit (VIDEO)

Q.Autor

VIDEO/ Mbrojtësi shqiptar shënon gol të bukur kundër Sevillas në derbi

Q.Autor

MANCHESTER CITY-MANCHESTER UNITED/ Rikthehet derbi i anglisë, “Djajtë e Kuq” synojnë të pamundurën

Delo.autor

Leave a Comment