Futboll Seria A Sport

MBROJTËSI SALIBA DËSHIRON LARGIMIN/ Lojtari heq dorë nga 100 mijë euro në javë për t’u transferuar tek…

Mbrojtësi i Arsenal-it, William Saliba, është i gatshëm të heq dorë nga një shumë e majme për t’u kthyer te Saint-Etienne në janar.

Saliba kërkon të luajë rregullisht dhe po pret të largohet nga Arsenal-i në merkaton e dimrit.

Ka patur zëra për një interesim të ish-skuadrës së tij, por rroga e re e qendërmbrojtësit është një problem i vërtetë.

Saint-Etienne nuk mund ta përballojë rrogën aktuale të Saliba-s, por Canal Plus ka bërë të ditur se Saliba është i dëshpëruar të largohet dhe është i gatshëm të sakrifikojë 100 mijë euro në javë për ta bërë të mundur transferimin.

Trajneri Mikel Arteta ka lënë të kuptohet në të kaluarën se Saliba mund të largohet nga Arsenal-i me formulën e huazimit në janar.

Related posts

E PABESUESHME/ Manchester United në negociata me Juventus për Martial

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Liverpool i bën një ofertë Bayern-it për Coman, ja përgjigja e “bavarezëve”…

Delo.autor

CR7 ME 400 MILIONË NDJEKËS/ Por MESSI “pëlqehet” më shumë se RONALDO. E thonë këto shifra

Delo.autor

Leave a Comment