Futboll La Liga Sport

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Setien i prerë: Lewa më i mirë se Messi? Është e qartë se…

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka folur para ndeshjes me Bayern Munchen nga një konferencë për shtyp. Ai ka vlerësuar kundërshtarin, por beson se skuadra e tij do të kualifikohet.

Grupi i lojtarëve – “Jemi në formë. Është një ndeshje që e kemi pritur dhe kemi punuar mirë. Është mirë që kemi dhe Dembelenë me skuadrën. Ai do të jetë gati të luajë nëse e shohin të mundur. Ka qenë thuajse një vit pa futboll aktiv”.

Bayerni – “E dimë potencialin e kundërshtarit. Ne do të mundohemi që t’i minimizojmë fuqitë e tyre. Ata kanë një potencial të jashtëzakonshëm, ashtu si ne. Jemi të shqetësuar për shumë gjëra, pasi kanë cilësi në ekip”.

Lewa më i mirë se Messi? – “Ai është futbollist shumë i mirë, por nuk është më i mirë se Messi. Kjo është e qartë. Është e vërtetë që po kalon një moment të mirë, por është asistuar mirë dhe nga shokët e ekipit. Ai është i mirë, por dhe Leo gjithashtu. E patë se çfarë bëri ndaj Napolit?! Është mirë që këta futbollistë janë në fushë dhe i shijojmë”.

Related posts

U LARGUA NG PAS GIANNINA/ Andi Lila shumë pranë klubit të Superiores…

Delo.autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një asist nga Hazard, talenti Haaland ndëshkon Bayern me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

BERLUSCONI TALLET KEQ ME MILANIN/ Lëshon batutën e vitit ndaj klubit që e drejtoi për 20 vjet

Delo.autor

Leave a Comment