Futboll Seria A Sport

“NJERIU I REKORDEVE”/ Quagliarella dhe “përralla” që kërkon historinë në….

Seria A ka një fenomen këtë vit. Të gjithë menduan se do ishte Cristiano Ronaldo, më pas vëmendjen e vodhi djaloshi Piatek. Por, me 35 vite mbi supe gëlon ujku Fabio Quagliarella, i cili ka thyer parashikimet e të gjithëve.

Plot 16 gola ka shënuar këtë sezon në 21 ndeshje në Serie A, aq sa për të qëndruar i vetëm në krye të golashënuesve. Ndërsa me dy golat kundër Udineses barazoi rekordin e Gabriel Batistuta me 11 gola të shënuar radhazi. Argjentinasi e kapi këtë shifër në kohën kur luante me Fiorentinën.

Të shtunën e 2 shkurtit, në orën 18:00, në stadiumin “San Paolo” do të tentohet të thyhet ky rekord që mbahet në Serie A. Do jetë pikërisht “veterani” Quagliarella që do kërkojë të shënojë golin e tij të 12-të radhazi në sfidën që Sampdoria do të luajë kundër Napolit.

“Një objektiv i madh u arrit, tani rekordi mund të thyhet. Fabio është i etur për të thyer rekordin në ndeshjen e tij të ardhshme. Është e vërtetë se nëse ai do të shënonte kundër Napolit, mund të flitej për një përrallë, por fati futet në lojë dhe unë nuk mendoj se kushtet janë atje”, tha agjenti i tij, Beppe Bozzo.

Besimin e kanë të gjithë, por një ekip si Napoli i tremb po të gjithë. Mbështetja për Quagliarellan do jetë e pakushtëzuar, pavarësisht ekipit që mbështesin. Koha ka ardhur për një rekord të ri në Itali, atë e synon një italian dhe “azurre-t” janë në mbështetje të tij në një stadium të vështirë si “San Paolo”.

Related posts

Juventus, me fat që ka një tifoze të tillë

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Trajneri Dede e sheh Vangjelin jashtë planeve, ja reagimi i mbrojtësit të Tiranës…

Delo.autor

ZYRTARE/ Vetëm tri ndeshje në Ukrainë, mesfushori që fitoi titullin me Tiranën rikthehet në Tetovë

F.autor

Leave a Comment