Bundesliga Futboll Sport

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Trajneri Flick thur elozhe lojtarit kundërshtar: Ai është më i miri në botë

Me mision “tripletën” e famshme, Bayern Munich përballet sot në mbrëmje mbase me kundërshtarin më të vështirë, Barcelonën. Gjigandët bavarez mbyllën një sezon fantastik në gjermani duke fituar gjithçka, kaluan me shumë lehtësi edhe Chelsea ndërsa sfida përballë ekipit blaugrana shihet si testi i së vërtetës, një ndeshje që mund të tregoj forcën e vërtetë të këtij ekipi të rilindur nën drejtimin e Hansi Flick. Në konferencën zyrtare për mediat, interesimi i gazetarëve ishte i madh për të kuptuar se çfarë ka në mendje Flick për të ndalur Leo Messin:

“E kemi menduar se si do ta ndalim Messin, gjëja më e rëndësishme është ta bllokojmë si skuadër. Duhet të luajmë në një mënyrë inteligjente dhe ta vendosim nën presion. Nuk mund të krahasohet Lewandowski me Messin. Leva është një qendërsulmues me staturë botërore, shënon dhe bën që edhe të tjerët të shënojnë, i dyti është prej vitesh lojtari më i mirë në botë, një lojtar i jashtëzakonshëm. Nuk e di nëse do të vij në të ardhmen një tjetër lojtar si Messi”, u shpreh Flinc në konferencën për shtyp. Hansi Flick konfirmoi që me përjashtim të Pavard të gjithë lojtarët janë gati dhe kandidatë për formacion. Sa për mbrojtësin francez, Flick shtoi se ai i ka kaluar të gjitha testet në Mynih dhe do jetë me ekipin në Lisbonë. Në varësi të rezultatit, Pavard mund të jetë një alternativë në Champions League, e sigurt është se kundër Barcelonës nuk do të jetë në fushë.

Related posts

E KONFIRMON MENAXHERI I TIJ/ Sulmuesi Borini gati të largohet nga Milan, ja ku do të transferohet…

Delo.autor

E BUJSHME/ Falja kundrejt Milanit për gabimin e arbitrit në sfidën ndaj Spezias? Shoqata e Arbitrave e përgënjeshtron…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Zyrtare: Khabib nuk do të futet në kafaz me Ferguson, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment