Futboll La Liga Sport

BARCELONA NIS OPERACIONIN “FSHESA”/ Yjet janë me valixhe nëpër duar. Manchester United kërkon 4 lojtarë

Te Barcelona janë të hapur për të dëgjuar oferta për të gjithë futbollistët, me përjashtim të 5 futbollistëve: Ter Shtegen, Lengle, De Jong, Mesi dhe Ansu Fati. Këta konsiderohen të paprekshmit për momentin, por asgjë nuk është e sigurt në këtë situatë që po kalon Barcelona. Priten ndryshime rrënjësore në skuadër dhe operacioni “fshesa” përfshin edhe futbollistët më të rëndësishëm.

Njëri prej tyre është Luis Suarez, aventura e të cilit duket se është drejt fundit në kampin katalanas. Uruguaiani kërkohet nga skuadra e Ajaksit dhe këta të fundit ëndërrojnë rikthimin e ish-sulmuesit që kaloi vite të arta në Amsterdam dhe u prezantua me futbollin e rëndësishëm Europian. Drejtuesit e klubit kanë nisur kontaktet me sulmuesin, i cili për momentin nuk mendon të largohet nga Barcelona. Por çfarë mendojnë tifozët? 92% e tyre thonë se Suarez duhet të largohet.

VIDAL DREJT PARISIT- Një tjetër emër që do të largohet këtë verë është Arturo Vidal dhe kiliani pëlqehet shumë nga PSG-ja. Sipas medias kiliane “La Cuarta”, klubi francez është i gatshëm që t’i ofrojë një kontratë të mirë Vidalit dhe shihet si një nga “luftëtarët” që i mungon skuadrës për të arritur objektiva të tjerë të rendësishëm në Europë. Pas Vidalit ka qenë edhe Interi, por duket se kjo pistë është zbehur.Barcelona

JUNAJTID DO 4 LOJTARË

Mançester Junajtid mendon se blerja e futbollistëve te Barcelona është një mundësi shumë e mirë për të afruar eksperiencë dhe kampionë. Mediat angleze bëjnë me dije se “Djajtë” janë gati që të ofrojnë miliona për të transferuar Osman Dembelenë, Ivan Rakitiçin, Arturo Vidalin dhe mbrojtësin Samuel Umtiti.

Në Angli pritet të jetë edhe e ardhmja e Serxhi Robertos, i cili nuk bindi aspak ndaj Bajernit dhe nuk shpëton dot… Mançester Siti ka shfaqur interes për mesfushorin spanjoll dhe Guardiola e pëlqen shumë.

Related posts

PO LUFTON PËR MBIJETESËN NË KAMPIONAT/ Klubi 125-vjeçar i Serie A del në shitje, hapet ankandi

Delo.autor

Valverde: Ndeshje e rëndësishme ndaj Realit, le të fitojë më i miri

Sadik.Autor

RONALDO ZBULON “SEKRETIN”/ Ja pse ai është gjithmonë në formë në fushë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment