Futboll Sport

BONUSET E UEFA-S/ Ja shifra e majme që do të arkëtojë fituesja e duelit Barcelona-Bayern Munich

Përveç lavdisë sportive, çerekfinalja mes Barcelonës dhe Bajernit sjell edhe shpërblime të mëdha financiare për fituesin. Në një sezon ku të ardhurat e klubeve janë goditur për shkak të pandemisë, kalimi i turit në Champions bëhet më i rëndësishëm se asnjëherë.

Mposhtja e Napolit të shtunën në 1/8-at, u garantoi katalanasve 10.5 milionë euro bonus nga UEFA, një shifër që e fitoi çdo çerekfinaliste. Por kualifikimi sot në gjysmëfinale, do t’i shtojë Barçës ose Bajernit 12 milionë euro të tjera në arka, ndërsa kualifikimi në finale edhe 15 milionë të tjera. Pastaj triumfi në 23 gusht shpërblehet me katër milionë euro më shumë. Kjo do të thotë edhe kualifikim automatikisht në finalen e Superkupës së Europës, e cila e ka bonusin të paktën 3.5 milionë euro, ose 4 milionë euro në rast se fiton.

Edhe pse Barça shkoi deri në gjysmëfinale sezonin e shkuar, katalanasit grumbulluan më shumë para nga të gjitha klubet e tjera në Champions (117 milionë euro), ndërsa Liverpuli që fitoi trofeun mori vetëm 111 milionë euro. Arsyeja e kësaj diference është se nuk bëhet fjalë vetëm për bonuset e kalimit të turit, por edhe të ardhurat e së drejtës televizive, marketingut etj.

Related posts

DËSHIRON TË QËNDROJË NË SERIE A/ Europa League bëhet pengesë për lojtarin e Manchester United…

Delo.autor

ANALIZON SEZONIN E RI TË SERIE A/ Moratti: Ekipi i Inzaghit funksionon, por Mourinho do të luftojë për…

Delo.autor

FORMULA 1/ Perez: Nuk doja të pengoja Hamilton, por duhej të ndihmoja skuadrën time

Delo.autor

Leave a Comment