Futboll Seria A Sport

“CONTE QËNDRON TEK INTER”/ Moratti: “Pleshti”, një ëndërr “Zikaltër” që…

Një diskutim mbi padronin Zhang, të ardhmen e Conte dhe ëndrrën “Messi”. Ish-presidenti zikaltër, Massimo Moratti, foli për gjithçka, duke zbuluar disa nga lëvizjet e klubit. E nisi nga eardhmja e Conte: Mungesa e harmonisë midis Conte dhe klubit? Ndoshta kjo ndikoi në sezonin e Interit, veçanërisht në pikët e humbura. Cavani? Branca ma propozoi disa kohë më parë, por kishim shumë qendërsulmues.

Me siguri do të kishte qenë një blerje e shkëlqyeshme. Nuk është e thjeshtë të përgjigjem për të ardhmen e Conte. Shpresohet që ai të mbetet trajner, sepse duhet t’i japim vazhdimësi Interit, edhe për rezultatet e mira të sezonit që u mbyll. Nuk duhet të ketë momente të tjera dyshimi mes palëve, përndryshe sezoni i ardhshëm do të jetë problematik.

Çfarë do të kisha bërë në vendin e Zhang? Unë ndryshova shumë trajnerë… Cuper, Mancini apo Mourinho? Të gjithë të shkëlqyer, por unë do të shtoja edhe Leonardo, me të cilin kisha një marrëdhënie të shkëlqyeshme. Simoni? Ai ka një vend të veçantë në zemrën time dhe do ta ketë gjithmonë.

Marrëdhënia ime me Zhang? Ne flasim shpesh, jemi dëgjuar gjithashtu në orët e fundit. Në të vërtetë nuk e di se çfarë këshillash t’i jepja. Për mua, Interi dhe klubi janë të gatshëm të fillojnë përsëri të fitojnë. Të jesh përsëri në finalen e “Europa League” është tashmë diçka që jep besim të madh, duke parë edicionin e ardhshëm. “Topi i Artë” i vitit 2010? Milito e meritoi atë. Në TV dëgjoj se këtë vit po penalizohet Lewandowski. Diego bëri të njëjtat gjëra dhe nuk u konsiderua.

Messi tek Interi? Zhang është shumë i sjellshëm për të më thënë shumë gjëra, gjithmonë vepron me diskrecion. Ky do të ishte viti i duhur për ta marrë atë, por shifrat e transferimit do të ishin aq mbresëlënëse, sa do të duheshin shumë reflektime. Është një ëndërr që na bashkon të gjithëve si klub zikaltër”.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Mourinho e do me çdo kusht, Roma i vihet sërish pas Granit Xhakës

Delo.autor

SHPRESON QË MBAPPE TË QËNDROJË TEK PSG/ Mesfushori Verratti: Jemi miq. Flasim shumë, por…

Delo.autor

AJAX – BAYERN MUNICH/ Të dy skuadrat në “LUFTË” për fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Leave a Comment