Futboll Seria A Sport

DO TË LARGOHET NGA MILAN/ Portieri drejt kalimit në kampionatin spanjoll tek klubi…

Pas përfundimit të huazimit 1- vjeçar tek Aston Vila, Pepe Reina është rikthyer te Milani, megjithatë e ardhmja e portierit duket larg kuqezinjve.

Reina Milan

Për spanjollin nuk mungojnë ofertat dhe pritet që shumë shpejt t’i bashkohet ekipit të ri. Mediat italiane bëjnë të ditur se për 37-vjeçarin ka pasur interesim nga disa skuadra të Serisë A, ndërsa gjithashtu në skenë ka dalë edhe Valencia, e cila në ditët e kaluara madje ka pasur kontaktet e para me agjentin e portierit.

Reina ka edhe një vit kontratë me skuadrën e Milanit, por ai kërkon që të luajë, por te kuqezinjtë është e pamundur që të gjejë hapësira. Kështu, pritet që portieri të sistemohet në Spanjë

Related posts

I JEP FUND SPEKULIMEVE PËR LARGIMIN NGA TOTTENHAM/ “Shpërthen” Pochettino: Të gjithë fajin e kanë…

Delo.autor

Bashkëshortja e gjyqtarit Oliver kërcënohet me vdekje, policia britanike nis hetimet

Sadik.Autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Juventus “blindon” sulmuesin Morata, por mban pezull yllin e skuadrës…

Delo.autor

Leave a Comment