Futboll La Liga Sport

“E BËMË SHAHTJORIN TË DUKET MODEST”/ Flet Konte: Tani të mahnisim botën së bashku…

“Shiko Roberto, ia propozova edhe Godinit herën e kaluar. Merre hape një birrë, sepse mesa shoh këtë herë qenkan edhe pa alkool”. Kështu nisi konferenca për shtyp e Antonio Kontes, pas arritjes në finalen e Ligës së Europës. Përkrah trajnerit të Interit ishte mesfushori Roberto Galjardini, me të cilin shkëmbeu dy batuta, përpara se të bëhej serioz kundrejt pyetjeve të gazetarëve që ishin prezent, në stadiumin e Dyseldorfit.

KURAJO DHE DËSHIRË – “Edhe njëherë tjetër ishim kurajozë dhe shumë të zotët. Futbollistët e mi bënë një ndeshje të madhe, duke interpretuar gjithçka sipas planit. Motivimi që treguam në fushë më bën njeriun më të lumtur në botë, sepse përkon me gjithçka unë dua nga një grup futbollistësh dhe për këtë arsye dua t’i duartrokas përpara të gjithë botës.

Po tjetër çfarë duam të tregojmë? Dua që të gjithë së bashku të mahnisim botën, ndonëse për të shkuar deri atje kemi ende shumë punë për të bërë. Sepse me mua nuk do të ketë pushime asnjëherë. Detyra ime është që të stërvis futbollistët dhe t’i përmirësoj ata. Vetëm kështu mund të fitohet”, shprehet leçezi.

TAKTIKË GJENIALE – “Pse ia lashë topin Shahtjorit? Sepse lojtarët brazilianë vuajnë shumë kur i kërkohet të mbrojnë, ndërsa ne nisemi në kundërsulm. Por nëse gjithçka doli sipas planeve, kjo është meritë e skuadrës, e cila luftoi dhe në kundërsulm ishte perfekte. Vetëm kështu bëmë një Shahtjor të fortë të duket një skuadër modeste. Gjithsesi, tani të zbrazim kokën dhe të mendojmë për finalen me Sevijen, pasi na pret edhe një natë tjetër e bukur, e cila shpresoj që të jetë edhe madhështore”.

Konte

SHFRYRJE DHE DHURATA – Në fund, lidhur me shfryrjen e tij pas Atalantës, Antonio Konte nënvizon: “Nëse unë shfryj, kjo është vetëm për të mirën tonë dhe të mirën e skuadrës. Fjalët e mia ishin konstruktive, por nëse dikush nuk i ka kuptuar nuk është problemi im. Në fund, vlerësimi i punës sime janë rezultatet dhe pasi kemi mbërritur në këtë pikë, dëshira ime e vetme është që t’i bëj një dhuratë të madhe të gjithë popullit internist në botë”.

Related posts

“DRITË JESHILE” NGA GENOA/ “Kuqezinjtë” parakalojnë Realin për Piatek! Ja formula e duhur

Delo.autor

BULLGARI-ITALI/ “Azzurrët” kërkojnë fitoren e radhës në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

U SHKARKUA PËR 10 DITË/ SERBI Mihajlovic i shpall luftë Sportingut, çon çështjen në CAS

Isa.Autor

Leave a Comment