Futboll Kategoria Superiore Sport

“DOJA KUNDËRSHTARË MALAZEZ”/ Martini: Të gjejmë sa më shpejt zëvendësuesin e Kallakut

Beitar Jeruzalemi ësh të kundërshtari i Teutës në turin e parë eliminator të Ligës së Europës. Nuk kanë qenë me shumë fat durrsakët, të cilët shpresonin që goglat të nxirrnin ndonjë skuadër nga Mali i Zi, apo nga Andorra si kundërshtar të tyre. “Djemtë e detit” do ta presin në “Niko Dovana” skuadrën izraelite dhe ky mund të jetë një avantazh për ta, pasi lodhjen nga udhëtimi do ta vuajë kundërshtari. Ndeshja është programuar të zhvillohet më 27 gusht, në stadiumin “Niko Dovana”, ku durrsakët do të kërkojnë me çdo kusht kalimin në turin tjetër, ndonëse e kanë të qartë se nuk do ta kenë aspak të lehtë.
teuta
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë kualifikimi vendoset në një ndeshje teke dhe Teuta ka një mundësi shumë të mirë, pasi luan në Shqipëri. Beitar Jeruzalem e ka mbyllur kampionatin e fundit në vend të tretë, me 49 pikë të grumbulluara. Lojtari më i shtrenjtë i izraelitëve është Levi Garcia, me vlerën 1.8 milionë euro, sipas “transfermarkt”. Beitari është një skuadër me traditë ne kompeticionet europiane dhe ka një buxhet më të mirë se Teuta, por në Durrës besojnë shumë se do t’ia dalin.
Edi Martini teuta

MARTINI – Trajneri i Teutës, Edi Martini, e pranon se do të kishte preferuar që shorti i Ligës së Europës ta vinte përballë një ekipi tjetër dhe jo Beitar Jerusalemit, siç vendosën goglat në Nion të Zvicrës. Tekniku i Teutës tregon për “Panorama Sport” se tashmë po studion kundërshtarin që ka përballë, me qëllimin për të bërë sa më mirë. “Është një short i komplikuar, sepse luajmë ndaj një skuadre të një kampionati shumë të fortë. Pasi mësuam shortin, po e studiojmë kundërshtarin që të jemi sa më të përgatitur për këtë ndeshje. E pranoj se preferenca ime ishte tjetër, do të kisha dashur të luanim ndaj ekipeve malazeze, por ky ishte shorti dhe tani duhet të bëhemi gati. Nuk do të jetë e thjeshtë, bonus është që luajmë në vendin tonë, duke eliminuar udhëtimet dhe problemet që vijnë në një periudhë të tillë me udhëtimet. Do të jetë një përballje e fortë, me një kundërshtar mjaft cilësor. Nga ana jonë shpresoj të jemi gati me të gjithë futbollistët, do të mundohemi të bëjmë edhe lëvizje në merkato për të zëvendësuar të larguarit. Shpresojmë të zgjidhim sidomos lojtarin që do të zërë vendin e Kallakut, i cili ka qenë shumë i rëndësishëm për Teutën”, u shpreh trajneri shkodran.

Related posts

MERR NJË SHPËRBLIM PAS DËMTIMIT/ Ja ftesa nga Kombëtarja për lojtarin e Partizanit (FOTO)

Delo.autor

BËN PLANIN PLANIN PËR “POKER”/ Ja 15 “betejat” e Guardiolës për të shkruar historinë (FOTO)

Delo.autor

Nis sfida në Elbasan, Flamurtari dhe Laçi luajnë vetëm për fitore

Sadik.Autor

Leave a Comment