Futboll La Liga Sport

“BRAVO JUVE, PIRLO QESHTE SI I ÇMENDUR PAS FIRMËS”/ Galiani: Milani im ishte si furrë trajnerësh

Një nga ekspertët më të mëdhenj të futbollit italian ka komentuar zgjedhjen e Juves për të besuar tek Andrea Pirlo, një personazh që ai e përzuri nga Milani i tij. Tashmë Adriano Galiani është “sponsori” më i fuqishëm i mesfushorit që ka marrë përsipër një stol të nxehtë si ai juventin.
Përvoja e parë dhe menjëherë trajner i Juves. Si e gjykoni zgjedhjen e Pirlos?
Sapo fola me Andrean… Qeshte si i çmendur. E kam takuar një javë më parë dhe i parashikova një karrierë të ndritur, sepse është i destinuar për të pasur sukses edhe si trajner. Gjithsesi, nuk mendoja se për disa ditë do të bëhej trajner i Juves. I dhashë disa muaj kohë dhe qëparë në telefon qeshte kur ia kujtova parashikimin tim. E të mendosh që pak vite më parë ishte vetë Andrea që nuk pranonte të vinte asnjë euro bast për karrierën e tij si trajner. Ndoshta as ai vetë nuk e pranonte, por dallohej që kishte cilësitë e duhura sepse ishte trajner në fushë që kur luante. Fusha nuk tradhton dhe Andrea përkufizohet më së miri me një fjalë të vetme: inteligjent. Studionte vazhdimisht dhe këdo. Vetëm Pipo Inzagi studionte më shumë se Pirlo, madje edhe sot kur duhet të vlerësoj një lojtar, i kërkoj ndihmë “Superpipos”.

Mund të shpjegoheni më mirë?
Para çdo ndeshjeje Inzagi vlerësonte çdo rival për pikat e dobëta apo nëse vuante veçanërisht në ndonjë aspekt. Nëse kundërshtari kishte kaluar ndonjë dëmtim, Pipo e sulmonte në anën që ishte më problematike. Nëse ishte i dobët në lojën në ajër, Pipo e detyronte të sulmonin shtyllën e dytë. Nëse Inzagi do të kishte pasur talentin e Pirlos, do të kishte qenë një Ronaldo, por gjithsesi ka ditur të kombinojë në përsosmëri cilësitë e tij me përftimin. Pra, futbolli ka nga ata që studiojnë, por edhe “horra”.
Galiani sjell Ronaldon te Milani
Na përmendni dot ndonjë?
Ka shumë. Ronaldo Fenomeni ishte i tillë. Një herë përpara ndeshjes me Sienën ishim në restorant ku po dendej me makarona dhe më pas ngjyente bukën në salcën e tyre. I kujtova se një ditë më pas duhej të luante e mbase mund të hante më pak. Me gojën plot ushqim m’u përgjigj: “Unë jam Fenomeni. Mbrojtësit duhet të kenë kujdes nga unë”. Ditën tjetër shënoi dy gola. Një tjetër i këtij lloji ishte Ronaldinjo. Kishte raste që nuk njihte as emrin e skuadrës që duhej të përballej atë ditë. Dukej sikur nuk i bëhej vonë, por në fushë bënte çudira.
pirlo
A kthehemi te Pirlo?
Po, ju siguroj që te Juvja do të bëjë më të mirën.

E kam uruar. Pak kohë më parë deklaruat se ka qenë gabimi juaj më i madh si drejtues…
E pranoj, ashtu ka qenë. Kam bashkëfajtorë, por mos më kërkoni emra sepse kanë kaluar vite e kujtesa po më braktis.

Jua kujtoj unë, madje duke marrë shkas nga autobiografia e Pirlos ku ai thotë: “Drejtuesit e Milanit më thanë që Alegri nuk më donte më përpara mbrojtjes, por në të majtë të mesfushës me tre. Peshku mund të notojë kudo, por pranë sipërfaqes vuan disi. Nuk doja të notoja kudo, sepse besoja se përpara mbrojtjes ishte vendi më i mirë për mua”.
Më mirë vazhdojmë bisedën me aktualitet.

Flasim për trajnerë. Duket sikur Milani juaj u ka hapur rrugën disa emrave që nga futbollistë, po vijojnë me sukses karrierën si trajnerë.
Janë shumë nga djemtë tanë që kanë bërë një punë të mirë, por ju për kë e keni fjalën?
anceloti gatuzo
Trajnerë me identitet të spikatur milanist si Ançeloti, Sedorf, Inzagi apo edhe Gatuzo.
Të mos harrojmë Brokin që e kam te Monza tashmë. Por edhe të tjerë si Leonardo që ka preferuar të bëjë drejtuesin, apo Shevçenko që punon kaq mirë tek Ukraina. Pastaj kemi Odon, Stamin, Stropën, Nestën dhe Donadonin.

Me sa shoh kujtesa juaj mori forcë përsëri?
Milani ynë ka qenë një shkollë jete. Unë do të shtoja edhe De Zerbin e Sasuolos apo D’Aversën e Parmës, të cilët janë rritur si lojtarë të Milanit. Për pak harruam Xhilardinon. Të mos flasim pastaj për Rajkardin e Van Bastenin, sepse do të dukesha si mendjemadh. Mund edhe të harrojmë ndonjë tjetër, por të mos ketë hatërmbetje.

Harruat Kosmin Kontrën.
Shtojeni ju edhe atë në listë, sepse e meriton.

Related posts

ZYRTARE: Tomas Rosicky tërhiqet nga futbolli

Q.Autor

Ylli i Milan gati të ndërpesë kontratën për ëndrrën amerikane

Sadik.Autor

“TELENOVELA” QË NUK KA FUND/ Barcelona befason “Zikaltërit” dhe kërkon mesfushorin Eriksen

Delo.autor

Leave a Comment