Futboll Sport

“DOJA NJË SKUADËR TJETËR NË FINALE”/ Mesfushori Koman: E di unë si mundet Parisi

Kingsley Coman do të ndeshet të dielën në mbrëmje në finalen e Champions Ligës ndaj ish-skuadrës së tij, Paris. 24- vjeçari tha për “Sky” se shpresonte të fitonte ndaj ishskuadrës së tij, edhe pse kishte dashur ta shmangte një përballje me francezët.

“Do të kisha dashur një skuadër tjetër në finale. Parisi është një nga skuadrat më të mira në Europë. Ata po kalojnë një formë të shkëlqyer dhe kjo u pa edhe në ndeshjen me Lajpcigun. Pres një duel të fortë dhe të luftuar deri në fund”, tha Koman.

KËSHILLAT PËR SKUADRËN

“Kam luajtur për disa vite me ta dhe mund të them se i njoh. Do t’u jap shokëve të skuadrës sa më shumë këshilla të jetë e mundur. Duhet të bëjmë çmos për të mos ua lënë zotërimin e topit. Në sulm janë shumë të shpejtë dhe në mbrojtje gjithashtu. Por ne jemi Bajerni dhe kemi treguar se mund të përballemi me këdo”.

FAVORITI

“Në ndeshje të tilla është e vështirë të thuash se cila është skuadra favorite. Mendoj se shanset janë të barabarta. Do të jenë detajet ato që do të bëjnë diferencën në fund. Shpresoj që fati të jetë në krahun tonë.

koman

Forma ime? Mendoj se jam gati të luaj nga minuta e parë, edhe pse për këtë do të vendosë trajneri. Jam stërvitur gjatë gjithë kësaj kohe me skuadrën dhe nuk kam asnjë shqetësim. Shpresoj të jem në fushë të dielën. Këto janë sfida që të gjithë duan t’i luajnë dhe t’i fitojnë. Është ëndrra e çdo futbollisti”, tha Koman për “Sky”.

Kujtojmë se lojtari ka munguar në pjesën e fundit të sezonit në kampionatin gjerman, për shkak të një dëmtimi nga i cili duket se është rikuperuar plotësisht.

Related posts

RAIOLA dërgon POGBA tek BARCELONA dhe i gjen Mourinhos një zëvendësues

Isa.Autor

VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares shqiptare debuton me gol, shënon me klubin e ri

Q.Autor

Shaqiri dëshiron të qendrojë në Premier League, e pëlqejnë dy klube

Sadik.Autor

Leave a Comment