Futboll Premier League Sport

“DUA TA MPOSHT REAL MADRID”/ Guardiola: Benzema? Një nga të shumtit…

Të  premten kthehet Champions League. Përveç Juventus-Lyon, do të zbresin në fushë edhe Manchester City dhe Real Madrid.

Pep Guardiola nuk ka besim te spanjollët, pavarësisht fitores 2-1 të marrë në ndeshjen e parë:

“Ndeshja e parë është luajtur shumë kohë më parë. Janë ndeshje të ndryshme. Luajmë në shtëpi, por pa tifozët tanë”, ka thënë trajneri i Qytetarëve në konferencë për shtyp.

“Ky sport është për njerëzit. Lojtarët duan të luajnë me tifozët në stadium, por kjo nuk është e mundur për momentin. Ky është realiteti”.

Çfarë ndeshje do të jetë: “Çdo situatë është ndryshe. Çdo gabim paguhet shtrenjtë në këtë kompeticion, edhe pse në disa raste duhet vetëm të duartrokasësh kundërshtarin. Jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë një hap më shumë përpara”.

Real, kundërshtar special: “Jam një tifoz i Barcelona-s, por kam luajtur më parë kundër Real-it. Jam i përqendruar tek ajo që duhet të bëjmë për të siguruar kualifikimin. Dua të mposht çdo kundërshtar”.

Benzema, një nga të shumtit në krahasim me Messi-n: “Është i jashtëzakonshëm. Por në kohën kur drejtoja Barcelona-n ka pasur shumë lojtarë të mëdhenj: për 20 prej tyre më kanë pyetur nëse ishte e mundur të krahasoheshin me Messi-n. 20 lojtarë”.

Related posts

ELEMINIMI NGA CHAMPIONS/ Tifozët e Interit tallen me Spallettin. E bëjnë të duket si… (VIDEO)

Isa.Autor

E PAZAKONTË/ Polemika në Itali, futbollisti prezantohet me një pamje…vrasjeje (VIDEO)

Delo.autor

Real Madrid gjen një trajner luftëtar, Jurgen Klopp pasardhësi i Zidane

Sadik.Autor

Leave a Comment