Futboll Kategoria Superiore Sport

PARA HEDHJES SË SHORTIT NË SUPERIORE/ Një kampionat misteresh të mëdha, borxhe pa fund dhe…

Më në fund, Federata Shqiptare e Futbollit është kujtuar të bëjë njoftimin për shortin. Po, sot në orën 11:00, institucioni i futbollit ka njoftuar mediat dhe klubet e Kategorisë Superiore se do të mësohet kalendari për edicionin e ri futbollistik. Ama, që në krye të herës, ka një sërë misteresh se si pritet që të nisë ky vit futbollistik.

PIKËPYETJET

Teksa në institucionin e futbollit në vend është thuajse e pamundur për të mësuar të vërtetën, çfarë, si, kur dhe kush do të jetë në këtë kampionat për edicionin 2019-2020, para se në orën 11:00 të nisë kapja e goglave për përcaktimin e shortit, FSHF dhe zyrtarët e saj të lartë do të duhet më parë të kthejnë disa përgjigje. Për vetë klubet dhe për opinionin sportiv:

pikepyetjet

SË PARI: Çfarë ndodhi me ultimatumin që dha më se një muaj më parë Komiteti Ekzekutiv mbi katër klube që kishin probleme financiare? “Nëse nuk përmirësojnë situatën financiare, rrezikojnë të humbasin licencën për edicionin e ri”, shkruhej ndër të tjera në faqen e FSHF-së, në njoftimin e bërë rreth vendimeve të Komitetit. Po në të vërtetë, çfarë ndodhi me këto katër klube? Janë licencuar apo jo?

SË DYTI: Teksa pritet që të dhjetë skuadrat të jenë të licencuara për sezonin e ri, pra, edhe ato katër që kishin ultimatume, pyetja e madhe është: Çfarë ndodhi me problematikat e tyre për financat? Si e përmirësuan situatën financiare për një muaj? Si i rregulluan bilancet në vetëm 30 ditë si me detyrimet ndaj Tatimeve, por edhe me detyrimet ndaj të tretëve?

kategoria-superiore

SË TRETI: Çfarë do të ndodhë me Skënderbeun, një skuadër e dënuar nga UEFA dhe që zyrtarisht ka të paktën 1 milion euro borxh kundrejt institucionit europian? Çfarë mase do të ketë për një skuadër me dënim të tillë që futet thuajse e zhveshur nga objektivat madhorë, sepse nuk do të luajë në Europë?

SË KATËRTI: Pse nuk pati një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv gjatë kësaj kohe për të vendosur edhe mbi vetë ultimatumin që dha kjo instancë e lartë në  qeverisjen e futbollit në vend? Qoftë për të saktësuar situatën e katër ekipeve, qoftë për të dhënë një vendim në rast se ndonjëra prej tyre nuk merr licencën për Kategorinë Superiore në sezonin 2019-2020, apo qoftë edhe për të dhënë ndonjë lajm të bujshëm të bumit ekonomik të papritur të klubeve që kanë përmirësuar financat si me magji dhe kanë likuiduar çdo telash me borxhet.

SË FUNDMI: FSHF është organizatore dhe drejtuese e garës futbollistike në vend, por që në momentin që fsheh problematikat e pjesëmarrësve në garë, bëhet palë me shkeljet që bën secili klub. FSHF, gjatë gjithë kësaj periudhe, ka qenë hermetike kundrejt informacioneve për situatën e të paktën 10 ekipeve të Superiores.

Related posts

NË “RADARIN” E KATALANASVE/ Barcelona është e interesuar për yllin e Leverkusenit Havertz

Isa.Autor

PAS HUMBJES SHOKUESE/ “Shpërthen” Pogba: E patolerueshme, viti i dytë pa trofe

Delo.autor

ELIMINUAN FRANCËN ME PENALLTI/ Ja momenti kur Xhaka ngjitet në tribunë dhe feston me shqiptarët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment