Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Klubi anglez arrin marrëveshje me Napolin për mesfushorin Alan

Mediat italiane pretendojnë se Evertoni ka arritur marrëveshje me Napolin për mesfushorin Alan. Ekipi anglez do paguajë 25 milionë euro plus bonuse për shërbimet e brazilianit.

alan

“Sky Sport Italia” zbulon se Evertoni do ofrojë 25 milionë euro direkt, ndërsa 3 milionë euro të tjera do jenë në formë bonusesh. Për Alanin kishte interes edhe nga Atletiko Madrid apo Dortmund, por marrëdhënia e mirë me trajnerin Ançeloti duket se ka vulosur gjithçka.

Braziliani i’u bashkua Napolit në verën e vitit 2015 nga Udineze për 11.5 milionë euro.

Related posts

TRIUMF HISTORIK/ Kosova me “5 yje”, shpartallon Maltën në transfertë (VIDEO)

Isa.Autor

EURO 2020/ Holanda mposht me “POKER” Estoninë

Delo.autor

“Tridentët” më të frikshëm të Europës/ Kryeson MCN, ka befasi në vendin e dytë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment