Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Mbrojtësi i Juventus refuzoi gjigandët e Premier League…

Mançester Siti raportohet se është interesuar për Leonardo Bonuçin, por mbrojtësi i Juventusit e ka refuzuar dhe ka vendosur të qëndrojë në Torino. “Sky Sport Italia” pretendon se Mançester Siti ka dashur të nënshkruajë me 33-vjeçarin, por Bonuçi ka një kontratë me Juventusin deri në 2024 dhe nuk ka qëllime për tu larguar.

bonuciiiii

Klubi anglez nuk hyri kurrë në negociata me bardhezinjtë mbi një transferim të mbrojtësit, pasi Bonuçi dëshironte të qëndronte dhe nuk donte të largohej sidomos pas zyrtarizimit të Pirlos si trajner i ri. Bonuçi u rikthye tek Juventusi, pasi kaloi sezonin 2017-2018 tek Milani.

33-vjeçari ka bërë 407 paraqitje me Juventusin ku ka fituar 8 kampionate dhe tre Kupa Italie.

Related posts

“FUTBOLLI NDONJËHERË ËSHTË I PADREJTË”/ Trajneri i Barcelonës “qan” barazimin që gëzon Realin

Delo.autor

“AGJENTI MENDES ËSHTË MIKU IM”/ Rrëfehet Gatusso: Nuk jam racist, në stadiumet ku shkoja më quanin…

Delo.autor

NGA XAVI TEK WENGER/ Njihuni me kandidatët që mund të marrin Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment