Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Edhe Zidane “marroset” pas tij, Koeman e ka gati zëvendësuesin e Messit

Meqenëse u mësua të martën pasdite që Leo Messi kishte kërkuar zyrtarisht, përmes një “burofax”, që të largohej menjëherë nga Barcelona, me pak më shumë se një muaj për t’u mbyllur merkatoja e verës (5 tetor), menaxherë të shumtë europianë janë në garë për t’iu ofruar katalanasve zëvendësuesin e yllit argjentinas. Sipas “Mundo Deportivo”, nuk ka kaluar shumë kohë, që një emër të spikasë mbi të tjerët, si e ardhmja e Barçës.

Sadio Mané, sulmuesi i majtë i Senegalit dhe  Liverpool, i cili u katapultua në elitë nga Ronald Koeman, kur trajneri hollandez drejtonte Southampton, iu është ofruar gjigantëve të La Liga-s përmes ndërmjetësve, sipas portalit “Tuttomercatoweb”. Ai shkoi në “Anfield” më 2016, ku është evidentuar si një nga yjet e botës, sidomos për shpejtësinë dhe aftësinë e shënimit dhe asistimit. 28-vjeçari Mané ka hedhur poshtë ofertën e rinovimit të Liverpool, duke mos e lidhur të ardhmen me kampionët europianë 2019 dhe të Premier League 2020.

Afrikani është, gjithashtu, një futbollist që Zinedine Zidane e pëlqen shumë për të forcuar sulmin e Real Madridit. Edhe pse nuk ka një klauzolë përfundimi të kontratës, flitet për një çmim tregu rreth 120 milionë euro. Mané e di se te Barça do të kishte një rol kryesor me trajnerin Koeman, nën urdhërat e të cilit punoi dy sezone (2014-2016) te “shenjtorët”.

Related posts

E RËNDË NË GREQI/ U raportua i zhdukur, ish-futbollisti i kombëtares helene gjendet i vrarë në makinë

Delo.autor

Trajneri i TIRANËS “shfryn” ndaj arbitrit: Kam rezervat e mia, nuk kam ardhur të stërvis fëmijë

Isa.Autor

Pushimet luksoze të Xhakës, ja ku është ‘arratisur’ futbollisti i Kombëtares me të dashurën (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment