Futboll Kategoria Superiore Sport

E BUJSHME/ Parashikohet të jetë një goditje e Partizanit në merkato, futbollisti poston FOTO nga Tirana

Vladica Brdarovski parashikohet të jetë një nga goditjet e Partizanit, në rast se KAS-i u heq embargon e afrimeve në merkato. “Panorama Sport” e paralajmëroi të shtunën këtë lëvizje, pasi palët prej ditësh i kanë nisur bisedimet.

Dhe për ta vërtetuar këtë lëvizje të mundshme të “demave” në merkato ka menduar vetë ishmbrojtësi i Vardarit. 30-vjeçari ka postuar një foto nga Tirana, duke lënë të kuptohet për destinacionin e tij të ri.

Brdarovski thuhet se e ka gjetur akordin me Partizanin dhe me zhbllokimin e merkatos trajneri Daja do të ketë në dispozicion një lojtar me eksperiencë në të djathtë të mbrojtjes. Gjasat janë që Brdarovski të bashkohet me ekipin në Ohër.

Related posts

KONSIDEROHEN SI PROFESIONISTË/ “Topi i Artë”, ja votat e ÇUDITSHME të gazetarëve

Isa.Autor

Cavani: Dua Championsin, dashuria për PSG-në është e pashtershme

Sadik.Autor

ATALANTA-MILAN/ Trajneri Pioli me “artilerinë e rëndë”. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment