Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Pse Messi përdori “burofax” për të paraqitur lamtumirën nga Barcelona?! Ja motivi

Lionel Messi përdori burofax për të njoftuar dëshirën e tij për të ndërprerë marrëdhëniet me Barcelonën duke përdorur klauzolën e njëanshme të pranishme në kontratë, por që mund të ishte në qendër të një mosmarrëveshje ligjore për skadimin e saj.

Kjo mënyrë komunikimi është një dokument i dërguar nga shërbimi postar që vërteton me siguri dërguesin, marrësin dhe rezultatin e dorëzimit.

Sipas AS, megjithëse vetë burofax nuk e përcakton këtë, në shumicën e rasteve inkurajon fillimin e veprimeve juridike dhe bëhet dëshmi përpara një gjykimi të mundshëm pasues.

Kështu që Messi me siguri ka parashikuar lëvizjet e klubit katalanas dhe procesin që mund të fillojë pas lamtumirës së tij.

Siç është raportuar nga CadenaSer në Spanjë, Barcelona i është përgjigjur burofaxit të Lionel Messi me një tjetër burofax duke i thënë kampionit se ata duan që ai të vazhdojë të luajë për blaugrana dhe të përfundojë karrierën e tij te Barcelona. “Qëndro me ne, mbylle karrierën te Barcelona”, teksti i mesazhit!

Related posts

ZYRTARE/ Ecuria negative rezulton fatale, klubi britanik shkarkon ish-trajnerin e Lorik Canës

F.autor

“MAGJIA” E MESSIT/ Shihni 15 super golat e tij në sezonin 2018-2019 (VIDEO)

Delo.autor

REAL MADRID-HUESCA/ “Los Blancos” kalon në avantazh, shënon Ceballos

Delo.autor

Leave a Comment