Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Armando Broja firmos me ekipin e Vitesse-s

Tashmë është zyrtare. Armando Broja është lojtari i skuadrës së Vitesses në Holandë.

Sulmuesi  shqiptar është huazuar nga Chelsea te Vitesse, për një sezon.

Ka qenë vetë skaudra holandeze që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare dha lajmin që talenti 18 vjeçar do veshë fanellën e tyre për sezonin e ardhshëm.

“Armando Broja do të vesh fanellën e Vitesses sezonin tjetër”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që Broja, është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, teksa pritet shumë nga ai në të ardhmen. Huazimi në kampionatin holandez do ta ndihmojë sulmuesin të rritet, duke marrë më shumë minuta. 19-vjeçari debutoi sezonin që shkoi me fanellën e Çelsit në Premier Ligë, një arritje mjaft pozitive kjo për një futbollist të ri si Broja.

Related posts

E RRALLË NË CHAMPIONS/ Sfida Juventus-Dinamo Kiev do të gjykohet nga një femër, ja emri…

Delo.autor

Tatuazhi i Bernardeschi; një “13” për të kujtuar Davide Astori

Q.Autor

ÇUDIT ZVICRA/ Prodhon BIRRË me simbolin e SHQIPONJË për  të NDERUAR 2…

Isa.Autor

Leave a Comment