Futboll Sport

40 VITE ARKITEKT I BAYERNIT/ Uli Hënes e nisi me vetëm… 12 bashkëpunëtorë

Ka një të veçantë fakti që Uli Hënes filloi punën e tij në klubin e Bajernit të Mynihut më 1 maj të 1979. Po cila është e veçanta?

Ishte një ditë e premte dhe si shumë pak veta, Hënes nuk mendoi të fillonte punë pikërisht në ditën e fundit të javës. Por kështu nisi rrugëtimi i tij 40- vjeçar te skuadra gjermane. Karl Hainc Rumenige, atëherë lojtar i Bajernit, sot shef i bordit drejtues, kujton shumë mirë atë ditë.

“Në atë kohë në Sebener Shtrase kishte vetëm dy dhoma zhveshjeje për lojtarët profesionistë. Në dhomën 1 ishin lojtarët e sapoardhur ose të rinjtë, aty mblidheshin të gjithë. Në atë moment Hënes prezantohet para nesh. Të gjithë e kuptuam se ai do të ishte menaxheri ynë i ri. Këtë e kuptuam nga rrobat që kishte veshur”.

NJË EPOKË E RE

Asnjeri nuk mendoi që do të fillonte një epokë e re që do të kishte një shkëlqim të madh në botën e futbollit. “Uli Hënes është një fat për skuadrën e Bajernit. Ashtu ka qenë si futbollist dhe menaxher, president dhe shefi i përgjithshëm”, u shpreh Franc Bekenbauer. “Ajo çfarë klubi është tani dhe emri që përfaqëson është merita e tij. Njohuritë e tij për menaxhimin, përkushtimi dhe kompetenca që ai ka në detyrat ndaj klubit, janë të papërshkrueshme. Jemi me fat që e kemi pasur atëherë dhe 239 NDESHJE ka luajtur Uli Hënes me skuadrën e Bajernit duke shënuar 86 gola, fituar tri kampionate dhe 3 Champions. vazhdojmë ta kemi”, tha kajzeri. “Ai është një pionier i klubit bavarez”, vazhdon Rumenige. “Atij i është dashur të krijojë nga fillimi një copëz të klubit. Shumë pak tifozë mund ta mendonin para 40 vitesh suksesin që do të kishte Bajerni nën drejtimin e Uli Hënesit. Gjithçka filloi me një staf prej 12 personave dhe fitimeve prej 12 milionë markave. Bajerni nuk ishte atëherë një superfuqi si sot, por Uli me zgjuarsinë e tij dhe aftësitë menaxhuese, arriti të ndërtojë hap pas hapi një klub të madh. Kohët atëherë kanë qenë të vështira. Mbaj mend që para se të niseshim për një ndeshje në Bremen, hëngrëm rrugës për në aeroport një gjellë me patate. Më pas ndaluam në Frankfurt dhe kur u kthyem pas ndeshjes ishim me fat që konsumuam një sanduiç, por fatkeqësisht nuk u ulëm dot në Mynih, pasi kishte mjegull dhe Hënes në të qindtat e sekondës na organizoi një autobus në Nuremberg ku avioni u detyrua për t’u ulur. Kishte raste që në vend të autobusit Uli prenotonte 5 ose 6 taksi. Aty kuptuam aftësitë e tij drejtuese”. Ajo çfarë bie në sy në tregimet e ish-lojtarëve të Bajernit është respekti që ata tregojnë për Hënesin, i cili mbi të gjitha është një tifoz, ndoshta më i flakti i bavarezëve vetëm se mbështetja e tij është me kostum dhe i ulur në zyrë. Emocionet, sakrificat dhe përkushtimi i tij për këtë klub legjendar nuk kanë pushuar kurrë së ekzistuari. Por në ditët e sotme, suksesi harrohet shumë shpejt dhe humbja kujtohet vazhdimisht. Vetëm se Uli realisht nuk ka dështuar asnjëherë me Bajernin.

Related posts

“I SHPALL LUFTË” JUVENTUS DHE MILAN/ Mesfushori Vidal: Titulli? Sigurisht që nuk kemi frikë, të gjithë po…

Delo.autor

BARCELONA-SLAVIA PRAGUE/ Luis Suarez mungon në këtë ndeshje, rikthehen dy yjet… (FOTO)

Delo.autor

PARA NDESHJES NDAJ LIVERPOOLIT/ Solskjaer: Për fat të keq edhe këtë sezon…

Delo.autor

Leave a Comment