Futboll Kategoria Superiore Sport

FITOI “KËPUCËN E ARTË” NË SUPERIORE/ Nuabueze bën dedikimin prekës: Këtë trofe ia dedikoj vëllait tim që…

Sulmusit të Laçit, Kirian Nuabueze, iu dorëzua ditën e sotme në ambientet e FSHF-së, trofeu “Këpuca e Artë”, pasi u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit 2019-2020, duke shënuar plot 24 gola.

“Këpuca e Artë” iu dorëzua sulmuesit nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku. Ndërkohë në prononcimin për faqen zyrtare të FSHF-së, Nuabueze, bëri një dedikim prekës, teksa ky trofe shkoi veccanërisht për vëllain e tij që ka ndërruar jetë.

“Ndihem mirë, mendoj se gjithçka që kisha parashikuar në fillim të sezonit të bëja, funksionoi në mënyrë perfekte për mua. Ky është një lloj dedikimi për familjen time dhe veçanërisht për vëllain tim që ka ndërruar jetë dhe kjo këpucë e artë është për të.

Niveli është i mirë, jam i lumtur këtu dhe ndihem rehat kur luaj në këtë ligë. Mendoj se është një çmim i përbashkët, si skuadër, është një histori për Laçin, mendoj se çdokush ishte shumë entuziast që diçka e tillë e madhe të ndodhte këtë sezon, jam i lumtur. Është një çmim individual por mendoj edhe si skuadër pasi ka bërë shumë mirë”, u shpreh sulmuesi i Laçit.

Related posts

MESSI DHE PIQUE KANË DY VITE QË NUK FLASIN ME NJËRI-TJETERIN/ Ngjarjet e shumta që sollën konfliktin mes dy shokëve të ngushtë

F.autor

DËSHTIM TOTAL/ Zbuloni statistikat shokuese të Messit ndaj Kroacisë…

Isa.Autor

Merkato e çmendur/ Ja të gjitha lëvizjet e verës. Sa shumë largime e afrime për çdo ekip

Isa.Autor

Leave a Comment